Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Skandal i ri te Barcelona, akuzohet se ka paguar zv/presidentin e arbitrave: reagim kërcënues i klubit

Lapsi.al 15 February 2023
Skandal i ri te Barcelona, akuzohet se ka paguar zv/presidentin e arbitrave:
Barcelona ka përfunduar në mes të ciklonit të një skandali, të destinuar të ketë përmasa të mëdha. Sipas asaj që u raportua nga radiostacioni Ser Catalunya, klubi i ka paguar 1.5 milionë euro DASNIL 95. Kompania është në pronësi të Enríquez Negreira, ish-zëvendës president i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë. E gjithë kjo, mes viteve 2016 dhe 2018. Në këtë kuptim, prokurori i Barcelonës ka nisur një hetim për të zbardhur këtë çështje. Në këtë kuadër, përgjigja e blaugranave nuk vonoi: “Barcelona, në të kaluarën, punësoi një konsulent të jashtëm. Ai i jepte klubit informacione, në format video, në lidhje me lojtarët e rinj që luanin në Spanjë”. Më pas, për marrëdhënien me figurën e sipërpërmendur: “Shtrihej në raporte teknike që lidheshin me arbitrimin profesionist. Idea ishte për të integruar informacionin e kërkuar nga stafi teknik i ekipit të parë dhe të dytë”. Lexo më tej: “Messi një mi kanalesh”: plas skandali te Barcelona, del biseda mes ish-drejtuesve të klubit

BARCELLONA, GATI VEPRIMET LIGJORE

Në këtë drejtim, Barcelona (e para në La Liga plus 11 nga Real Madrid) u deklarua e hidhëruar nga akuzat e sipërpërmendura: "Na vjen keq që kjo situatë ka dalë pikërisht në momentin më të mirë të sezonit të ekipit. Ata po përpiqen të dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e klubit. Prandaj jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime ligjore”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI