Flash

Vrαnë për gjakmarrje ish-policin Kujtim Prenga, 2 shqiptarë dalin para gjykatës gjermane

Lapsi.al 30 January 2023
Vrαnë për gjakmarrje ish-policin Kujtim Prenga, 2 shqiptarë

Kanë dalë para gjykatës gjermane 2 prej autorëve që vrαnë 6 vite më parë në Gjermani ish-oficerin e Policisë Kujtim Prenga. Njëri prej autorëve të vrαsjes është dënuar me burg, ndërsa dy të pandehur të tjerë janë aktualisht në gjyq.

Autoritetet gjermane kanë zbardhur ndërkohë rolin e dy të pandehurve. Njëri nga të dy ka qenë personi që ka tërhequr këmbëzën e αrmës që i mori jetën Kujtim Prengës. Shqiptarët u arrestuan në prill të vitit 2021, pak pasi u gjet αrma që dyshohet se u përdor në vrasjen e kryer në zonën e Bad Fallingbostel.

I vetmi person i përfshirë në krim, i cili ishte dënuar më parë, i kishte treguar policisë se ku ishte groposur dhe kishte dhënë emrat e kushërinjve të tij tashmë të akuzuar. Vrasja, sipas organeve hetuese gjermane, ka ndodhur për gjakmarrje, pasi në vitin 2011, Kujtim Prenga, i cili asokohe punonte si punonte si badigard i një lokali në Kamëz, ka vrarë gjatë orarit të punës me armën që e mbante me leje të organeve kompetente, Armando Frrokun.

Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës. Pas kësaj, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa Prenga, u transportua me urgjencë në spital, ku humbi jetën. Policia ka gjetur më pas të braktisur, motorin tip ‘Kaëasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen.

Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, vrau mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 në një lokal me muzikë në Kamëz, 28-vjeçarin Armando Frroku. Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokal, ku i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërdyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

Vrasja për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi. Gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë pasi e zuri korrenti. Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

10 të arrestuar në Tiranë

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ka plagosur me thikë dy persona në Kamëz. Lajmin e bëri të ditur vetë policia përmes një njoftim...

17:13

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI