Flash

Studimi/ Kαnαbisi rrit kënaqësinë seksuαle tek gratë

Lapsi.al 30 January 2023
Studimi/ Kαnαbisi rrit kënaqësinë seksuαle tek

Efektet relaksuese të kαnαbisit mund të rrisin dëshirën duke përmirësuar funksionimin seksuαl dhe kënaqësinë, veçanërisht tek gratë. Kjo është ajo që doli nga një hulumtim i koordinuar nga seksologiα Amanda Moser i botuar në "Journal of Cαnnαbis Research". Sipas saj marihuαnα mund të jetë çelësi që gratë të arrijnë orgazma të shumta.

Studiuesit anketuan më shumë se 800 njerëz të moshës nga 18 në 85 vjeç në lidhje me përdorimin e kαnαbisit dhe efektet e tij në shije dhe prekje, por edhe në kënaqësinë seksuαle. Rezultatet treguan kënaqësi më të lartë seksuαle, pavarësisht nga mosha apo gjinia tek personat që kishin një përdorim të butë të lëndën nαrkotike.

Mbi 70% e të anketuarve raportuan se përdorimi i kanabisit para seksit rriti dëshirën dhe intensitetin e orgazmës, ndërsa 62.5% thanë se kanabisi rrit kënaqësinë edhe gjatë masturbimit. Studimi zbuloi gjithashtu se marihuana ka efekte më të mëdha në kënaqësinë seksuale tek femrat.

“Gratë mund të kenë më shumë gjasë të përjetojnë orgazëm kur përdorin kanabis para marrëdhënieve seksuale” – shkruan raportiMë shumë se 70% e të intervistuarve deklaruan gjithashtu se marrja e kanabisit përmirësoi shqisat e shijes dhe prekjes. Këto janë dy shqisa të përdorura gjerësisht gjatë marrëdhënieve seksuale të cilat mund të rrisin funksionimin dhe kënaqësinë e përgjithshme seksuale.

Sondazhi nxori në dritë edhe një fakt që bie ndesh me trendin e studimeve të mëparshme. Nga të dhënat, kanabisi nuk pengon aftësinë e meshkujve për të arritur dhe mbajtur një ereksion. "Megjithatë paragjykimi shoqëror mund të ketë penguar njerëzit që iu përgjigjën pyetjeve të raportojnë probleme me ereksionin" – thuhet në raport.

Në rezultatet e studimit thuhet se përdorimi i marijuanës mund të ketë ndikim edhe në trajtimin e mosfunksionimeve seksuale. “Relaksimi i muskujve dhe rritja e funksionimit seksual që rezulton nga përdorimi i kanabisit mund të ndihmojë gratë që vuajnë nga vaginizmi ose patologji të tjera, si dhe gratë me dëshirë të reduktuar seksuale”, - tha seksologia Moser. ©LAPSI.al

Të këshilluara

10 të arrestuar në Tiranë

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ka plagosur me thikë dy persona në Kamëz. Lajmin e bëri të ditur vetë policia përmes një njoftim...

17:13

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI