Flash

Wanda ka tradhëtuar Icardi me ish-shokun e skuadres te Inter: sulmuesi i tregon pabesinë gruas së Keita Balde

Lapsi.al 26 January 2023
Wanda ka tradhëtuar Icardi me ish-shokun e skuadres te Inter: sulmuesi i

Zbulime të reja, djegëse mbi marrëdhënien e trazuar mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi, gjithmonë në qendër të thashethemeve ndërkombëtare. Bomba e fundit vjen nga Spanja, e zbuluar nga gazetari dhe fotografi spanjoll Jordi Martin në programin Intrusos. Argjentinasja e ka tradhëtuar sulmuesin e Galatasaray me ish-shokut e tij të skuadrës te Inter Keita Balde. Gazetari rrëfeu detajet dhe dha prova të lajmit të tij. E Icardi u tërbua…

Jordi Martin dha detajet e historisë së tradhtisë që përfshin Wanda Nara dhe sulmuesin Keita Balde: “Dje pati një diskutim të jashtëzakonshëm mes saj dhe Mauros. Wanda iku në Dubai me një futbollist, ish-shok skuadre i Icardi. Ky lojtar është i martuar prej tetë muajsh. Pak pasi u martua u njoh me Wanda e mes tyre pati një shkëndijë. Keita udhëtoi në Dubai me ekipin e tij për të luajtur disa ndeshje dhe ajo iku për ta takuar. Ata qëndrojnë së bashku në një hotel. Wanda dhe Mauro po pajtoheshin, madje asaj i erdhi në mendje të kthehej në Stamboll me Icardi dhe kjo ishte një goditje pas shpine për lojtarin”.

ICARDI E ZBULOI...

Sipas gazetarit, Mauro e kishte zbuluar tradhtinë e supozuar: “Icardi zbulon gjithçka nga lëvizjet e Wandës në ATM. E kishte zbuluar edhe më parë me këtë ish-shokun e tij”. Pastaj gazetari i bëri një paralajmërim sulmuesit të Galatasaray: “Sapo pata një bisedë telefonike me Keita Balde dhe gruan e tij Simona dhe ata më sigurojnë që e keni kontaktuar mbrëmë. Ndaj mos e mohoni më informacionin tim sepse nesër në Intrusos do zbuloj gjithë bisedën me çiftin dhe do të dukesh keq”.

Pas zbulimit, Icardi ndau disa histori në llogarinë e tij në Instagram në përgjigje të fjalëve të Martinit (u fshinë më vonë): "Do të kursej sqarimin e nesërm që të kesh kohë për diçka tjetër. Vetëm lajmërova një brinare të gjorë që burri i saj nuk resht së shkruari gruas time (nuk jemi të divorcuar). Unë kam edhe mesazhet, fotot dhe gjithçka që i ka dërguar në Instagram, sepse m'i dërgoi gruaja ime. E ti do flasësh për telefonatën time mbrëmë me këtë vajzë”.

Pastaj përsëri: “E sqaroj se nuk jam grindur me gruan, sepse rrinim zgjuar në 6 të mëngjesit duke folur në një videotelefonatë për të organizuar kthimin e fëmijëve tanë. Gjithashtu sqaroj se Wanda nuk e përdor fare kartën time, sepse unë e kam timen nga një llogari që kemi në Argjentinë. Së treti dhe së fundi, të jeni të sigurt se askush nga mjedisi im nuk do t'ju kontaktojë kurrë. E nëse ndodh, të autorizoj të publikosh provat. Por të jenë më të mira se ajo që keni për të më trajtuar si gënjeshtar dhe për gjithçka që e jep si të mirëqenë".

MESAZHI I DËRGUAR GRUAS SË KEITA BALDE

Në një histori tjetër, gjithashtu të fshirë, Icardi publikoi më pas bisedën private me Simona Guatieri, gruan e Keita Balde: “Vazhdo të postosh fotot kur u martuat, ndërsa ai fton Wandën në Dubai”, i shkruan ai gruas së sulmuesit argjentinas. “Më vjen keq që të shoh kështu! Duke postuar gjithçka. Me zemër, po ta them".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI