Flash

Video/ Manchester United vendos një këmbë në finalen e Carabao Cup: mposhtet 0-3 Nottingham Forest

Lapsi.al 25 January 2023
Video/ Manchester United vendos një këmbë në finalen e

Asnjë pengesë për Manchester United të ten Hag, që fitoi 3-0 ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup. Në City Ground, Djajtë e Kuq e nisën shumë fuqishëm dhe kaluan në epërsi me Rashford (6'). Vendasit reaguan dhe shkuan afër barazimit. Por në fund të pjesës së parë (45') goli i Weghorst mbyll efektivisht ndeshjen. Në fund të ndeshjes (89') kishte hapësirë edhe për golin e Bruno Fernandes.

Manchester United vendos një këmbë në finalen e Carabao Cup me fitoren 3-0 në Nottingham Forest. Skuadra e Ten Hag nisi fuqishëm dhe pas 6 minutash kryesonte 1-0. Për zhbllokimin e ndeshjes u kujdes si gjithmonë Marcus Rashford. Goli i 9 në 10 ndeshjet e fundit për sulmuesin. Anësori anglez i United nisi nga e majta, hyri në zonë dhe me të majtën mundi Hennessey në shtyllën e parë. Nottingham nuk e la ndeshjen dhe në minutën e 24 u anulua barazimi i Surridge, në pozicion jashtë loje. Pak minuta më vonë de Gea i mohoi 1-1 me një pritje fantastike ndaj Scarpa. Vendasit fituan besim, por në fund të pjesës së parë United dyfishoi. Casemiro shërbeu për Antony, i cili goditi, me të majtën. Hennessy refuzoi, por Weghorst e shtyu topin në rrjetë për 2-0. Goli i parë me fanellën e United për holandezin.

FERNANDES HIPOTEKON KUALIFIKIMIN

Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan, pasi Rashford dhe shokët e tij ishin afër golit të tretë. Goditja e Eriksen nga jashtë zonës goditi trekëndëshin e portës. Me kalimin e kohës, entuziazmi (dhe energjia) e vendasve u zbeh dhe në fund të ndeshjes (89') Bruno Fernandes fiksoi rezultatin 3-0. Një rezultat që praktikisht e vendos kualifikimin në kasafortë për lojtarët e ten Hag. Ndeshjet e kthimit janë planifikuar për më 31 janar (Newcastle-Southampton, me Magpies që fituan ndeshjen e parë 1-0) dhe për 1 shkurt (Manchester United-Nottingham Forest, në Old Trafford).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI