Flash

Çmenduri arabe, 300 milionë euro në vit për Lionel Messi: Al Hilal ëndërron të ketë Pleshin përballë CR7

Lapsi.al 25 January 2023
Çmenduri arabe, 300 milionë euro në vit për Lionel Messi:

E ardhmja e Lionel Messi nuk është aspak e sigurt në Paris. Kontrata me PSG-në skadon në qershor, por ekziston një opsion për sezonin e ardhshëm. Kryeqytetasit do të donin shumë të rinovonin, por Leo është ende duke u menduar për këtë. Është ndoshta shumë herët për t'u larguar nga futbolli evropian. E megjithatë ofertat që vijnë nga kontinente të tjera janë tunduese. Inter Miami e kërkon argjentinasin në MLS. E, sipas Gazzetta dello Sport, arabët e Al Hilal janë gati për një çmenduri. Klubi rival me Al Nassr, ku luan Cristiano Ronaldo, në kampionatin saudit, janë gati të vendosin në tavolinë 300 milionë euro në vit. Një çmenduri e vërtetë, mjafton të kenë në skuadër lojtarin më të fortë në botë. Al Hilal ëndërron ta nxjerrë në fushë kundër CR7 dhe Al Nassr.

Objektivi është që kampionati i Arabisë Saudite të bëhet tërheqës dhe interesant mediatikisht. Për promocionin që do të ketë Arabia Saudite, mjafton imagjinata për të parë dy rekordmenët e Topit të Artë në të njëjtën garë. Paratë nuk mungojnë dhe është i mundshëm sulmi edhe për lojtarë të tjerë të mëdhenj të futbollin botëror. Arabia Saudite synon të marrë organizimin e Kupës së Botës 2030 dhe në këtë prizëm investimi është krejtësisht i kuptueshëm. Mbetet për t'u parë nëse Leo do të preferojë të qëndrojë në Evropë, apo do të zgjedhë ofertën e Al Hilal. Në lojë janë sfidat e reja si Champions League larg Barçës, e rikthimi ekonomik në nivelin më të lartë të imagjinueshëm.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI