Flash

Video/ Shensoi, debutim ëndërrash në dëm të Vllaznisë: tekniku rikthehet në Ballsh, për fatin e keq të Josës

Lapsi.al 25 January 2023
Video/ Shensoi, debutim ëndërrash në dëm të

Pas katër humbjesh radhazi, Bylis rigjen buzëqeshjen në debutimin e teknikut Shensoi. Një njohje e vjetër në Ballsh, ku kanë besuar sërish drejtuesit e klubit për të zëvendësuar Arjan Bellain. Tekniku ka udhëhequr mallakastriotët në fitoren 1-0 kundër Vllaznisë. Tre pikë që duket sikur kthejnë kursin e skuadrës ballshiote në javën e 18 të Superiores.

Vllaznia ishte e motivuar për të bërë mirë pas dy sukseseve kundër Partizanit e Laçit. Në këtë rast, kuqeblutë e Mirel Josës gabuan gjithcka, duke lejuar shumë inisiativë te një kundërshtar, që u duk i super motivuar. Gjatë pjesës së parë të dyja ekipet patën raste të mira për të shënuar por nuk arritën të finalizojnë. Bylis e luajti hapur ndeshjen, me Shensoi që kërkonte me ngulm lojën në krahë. E megjithatë, 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Vendosi ndeshjen në minutën e 58’ Felipe Soza. Pas një asist të bukur nga Damçevski, braziliani mposhti Zogoviç, i pamundur për ta ndalur. Një gol që rëndoi edhe më shumë këmbët e shkodranëve. Shensoi, nga ana tjetër, kërkoi të ulte ritmin, për të patur më të lehtë të ruante sulmuesit kuqeblu. Mbetet në të thatë edhe në ndeshjen e dytë Bekim Balaj, edhe pse edhe këtë herë si zëvendësues. Rasti i artë për Vllazninë erdhi në minutën e fundit të shtesës me Ardit Hoxhaj. Topi i goditur nga sulmuesi përfundoi mbi traversë. Me ketë fitore Bylisi ngjitet në vendin e 7 me 20 pikë. Ndërsa Vllaznia mbetet po në vendin e 3 me 28 pikë, duke dështuar t'i afrohet kreut.

[video width="784" height="444" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/bylis-gol.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI