Flash

I shkëputi retinën shokut të skuadrës, Barton rrëfen burgun: “Njerëzit më bërtisnin ‘do të ngul thikën në by**ë'”

Lapsi.al 24 January 2023
I shkëputi retinën shokut të skuadrës, Barton rrëfen

Kur bëhet fjalë për të këqinjtë e futbollit anglez, është e vështirë të mos hasësh emrin e Joey Barton. Ish-mesfushori, i cili tashmë është trajner, ka patur një numër të madh grindjesh gjatë karrierës së tij. Madje është një nga ata që e ka njohur burgun, për shkak të problemeve të tij me sjelljen. Kur në 2007 ai sulmoi shokun e tij të skuadrës Ousmane Dabo, duke i shkaktuar shkëputjen e retinës, u dënua me katër muaj burg. Një eksperiencë që... e ndryshoi, edhe pse edhe pas mbarimit të dënimit, nuk është se sjellja në fushë ishte ëngjëllore.

BURGU

Por siç ka shpjeguar për Men'sHealth, nuk është aspak e lehtë të përballesh me një ambient si burgu. Edhe kur ke etiketën “djali i keq”. I pyetur nëse kishte frikë kur shkoi pas hekurave, Barton nuk fshihet fare. "Oh po, sigurisht që isha i frikësuar. Ti sillesh nëpër oborr dhe njerëzit nga dritaret bërtasin 'do të të godas me thikë, do të të fus një kamë në by*hë. Dua të them, është pak më ndryshe se kur je jashtë në fushë dhe tifozët kundërshtarë bërtasin 'je një m*t'. Pastaj në kokën tënde fillon të riprodhosh të gjitha skenat e filmave amerikanë. Apo të mendosh për të gjitha gjërat e çmendura që mund të të ndodhin. Por në në fund, njerëzit janë të gjithë njësoj”.

KËSHILLAT

Siç shpjegoi edhe Uli Hoeneß, i cili përfundoi në burg për mashtrim tatimor, kushdo që hyn në një institucion paraburgimi duhet të bëjë nevojën një virtyt. Idea është të afrohet me njerëzit e duhur, por pa u përfshirë shumë. "Më e rëndësishme është të kuptosh hierarkitë e burgut dhe ku qëndron tii. Jam përpjekur të mbaj një profil sa më të ulët. Duhet të sigurohesh që njerëzit të mos njohin askënd që mund të vijë dhe të përballet me ty. Por në të njëjtën kohë duhet të shmangesh lidhjen e hapur me bandat. Duhet të ulësh kokën, të bësh burgun, të dalësh sa më shpejt dhe të reflektosh se cfarë të solli aty. Kur hyra brenda qaja shumë, por më pas gjërat ndryshuan”. Ndoshta jo mjaftueshëm, pasi herë pas here Barton përfshihet në ndonjë sherr...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI