Flash

Uefa kap "mat" Juventus: për t'i shpëtuar dënimit të rëndë, bardhezinjtë duhet të braktisin Super League

Lapsi.al 24 January 2023
Uefa kap "mat" Juventus: për t'i shpëtuar dënimit

Deri më tani, UEFA ka heshtur, por nga Nyon po vëzhgon me kujdes gjithçka që ndodh rreth Juventus. Rastet e fitimeve kapitale dhe pagave nuk do të kalojnë pa u vënë re para organit më të lartë të futbollit evropian. E megjithatë nuk duket të jetë nevoja për një hakmarrje të servirur. Ceferin duket i gatshëm t'i shtrijë dorën klubit të Juventus, pasi armiku i madh Agnelli është larguar nga skena dhe një drejtues i ri ka marrë detyrën në Torino. Vetëm se ka një kusht. Juventus duhet të tërhiqet nga projekti i Super League, i çuar përpara në vijë të parë me mbështetjen e Real Madrid dhe Barcelona. Në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, të planifikuar për në mars, UEFA i kërkon klubit italian të largohet publikisht nga projekti.

Për sa i përket fitimeve kapitale, nëse FIGC do të konfirmonte “dënimin”, do të jetë e vështirë për Juventusin të marrë pjesë në kupat e Europës. E kjo edhe nëse arrin të kualifikohet përmes kampionatit, Kupës së Italisë apo Europa League. UEFA do të ndiqte hapat italianë dhe do ta përjashtonte klubin apriori. Së fundi, pagat. Në këtë rast hyn në lojë Fair Play Financiar. Nëse kontabiliteti i rremë do të provohej nga drejtësia e zakonshme, marrëveshja e shlyerjes (e famshmja settlement agreement) mund të anulohet. E kështu dënimet rrezikojnë të jenë edhe më të rënda. Juventus mund të përfundojë jashtë kupave edhe për më shumë se një sezon.

ÇFARË DUHET ENDE TË SAKTËSOHET?

Megjithatë, për momentin, gjithçka është ende e lidhur me vendime që ose nuk ekzistojnë ose nuk janë ende përfundimtare. Dënimet e mundshme kombëtare do të kthehej edhe në dënim europian. Por pa qenë e nevojshme të lëshohet dora. Ndërkohë, UEFA tani pret të rivendosë marrëdhëniet me Juventusin e ri. Pastaj do të shihet se çfarë do të ndodhë në sallat e gjyqit në muajt në vijim.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI