Flash

Në Angli nisin dyshimet për drejtorin e Tottenham Paratici: “Ja përse e stërpagoi Romero”

Lapsi.al 23 January 2023
Në Angli nisin dyshimet për drejtorin e Tottenham Paratici: “Ja

Lajmi për penalizimin e Juventus në rastin e fitimeve kapitale po krijon debate jo vetëm në Itali. Historia mori një mbulim të gjerë edhe në shtypin e huaj, veçanërisht në Angli. E arsyeja është e qartë. Fabio Paratici, ish-drejtori sportiv i Juventus i dënuar nga Gjykata Federale për 30 muaj, është Managing Director of Football i Tottenham. E tani tabloidët britanikë po ngrenë pyetje për disa operacione të kryera që kur ai zbarkoi në Londër. Në shënjestër, veçanërisht, blerja e shtrenjtë e Cristian Romero.

Pasi përfundoi aventurën e tij te Juventus, Fabio Paratici kaloi te Tottenham që nga viti 2021. Ai mbulon rolin e drejtorit sportiv, por me shumë më tepër kompetenca në duart e tij se te Juve. Skualifikimi i vendosur ndaj drejtuesit nga Gjykata e FIGC, mbi çështjen e fitimeve kapitale, po shkakton padyshim zhurmë edhe në Angli. Megjithëse, për momentin, nuk është e qartë nëse sanksioni është i zbatueshëm edhe jashtë Italisë (siç kërkohet nga Federata e Futbollit). Kjo pak rëndësi ka, sa kohë kanë filluar dyshimet se blerja e argjentinasit Romero nga Atalanta u zyrtarizua nga Paratici për të ndihmuar ish-klubin e tij.

DYSHIMI PËR BLERJEN E ROMERO

Dyshimi i tabloideve britanike dhe në veçanti i Daily Mail lind pikërisht nga blerja e mbrojtësit argjentinas. Romero është ndër 42 operacionet e vënë nën lupë nga Prokuroria. Paratici në fakt është akuzuar se e ka paguar më shumë se duhet lojtarin. Mbrojtësi erdhi te Spurs për një shumë totale, mes huazimit dhe riblerjes, prej 50 milionë eurosh. Një çmim i konsideruar i ekzagjeruar nga shumëkush. Megjithëse do të dukej i drejtë duke marrë parasysh shifrat që qarkullojnë në Angli. Ajo që po diskutohet megjithatë është një marrëveshje private mes presidentit të Dea Percassi dhe Juves. Në mesazhet private Percassi u premtoi bardhezinjve blerjen e një prej lojtarëve të tyre.

Në këmbim, numri një i Atalantës do të kishte marrë garanci në rast të mosblerjes së Romero nga ana e Tottenham. Kështu, operacioni është përfunduar për të ndihmuar bardhezinjtë. Kur ndodhi blerja e argjentinasit, Atalanta bleu Demiral nga Juventus…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI