Flash

Video/ Për penalizimin e Juventus pyesin avokatin e Napolit Grasani, ironi therëse e Allegri: "E bukur kjo kravata"

Lapsi.al 23 January 2023
Video/ Për penalizimin e Juventus pyesin avokatin e Napolit Grasani, ironi

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka komentuar me ironi të fortë pas ndeshjen kundër Atalanrës. Në mikrofonët e Dazn, ku u pyet avokati i Napolit Grasani dhe zv/drejtorin e Gazzetta Di Caro, të flasin për penalitetin e bardhezinjve, tekniku ka qenë "therës".

"Avokati? Ai është shumë i aftë...mbi të gjitha komplimente avokatit për kravatën që është e mrekullueshme. Ajo bluja e çelur atje, vërtet....". E pastaj Allegri e përsëriti: "E komplimentova avokatin për kravatën e bukur. Të kaltër...". Batuta, e përsëritur dy herë, është një referencë e qartë për afërsinë e Grasani me Napolin. E si i tillë nuk ishte njeriu që duhej pyetur për dënimin e dhënë ndaj Juventus.

Sipas kontratës, trajneri i Juventus u prezantua në mikrofonat e Dazn, që kishte të ftuar për të folur për çështjen e dënimit, avokatin Mattia Grassani. Ai është i njohur në fakt si avokati i Napolit. Në studio ka qenë edhe zëvendësdrejtori i Gazzetta, Andrea Di Caro. Teknikut Allegri sigurisht nuk i kanë shpëtuar deklaratat e dy ditëve të fundit nga Grassani, i cili mbrojti vendimin e Gjykatës Federale të Apelit për penalizimin me 15 pikë të Juventus...

E kështu, ndërsa nga studio janë munduar t'i përgjigjen me sarkzaëm, duke e pyetur 'Ku ka mësuar të mos e bëjë dramë?', Allegri vazhdoi: “Kam pasur fatin që kam lindur në Livorno. Në ironinë tonë themi të edhe të vërtetën dhe për fat të mirë dikush nuk e kupton, sepse me të drejtë... edhe ne zbavitemi. Vetëm ne mund të shpiknim gjëra si Modigliani fals dhe të tallim gjithë botën... Avokati mbante një kravatë të bukur gjithsesi... bojëqielli».

https://youtu.be/w1xE993-zlM

E GRASSANI NDRYSHOI KRAVATËN

Trajneri i Juventusit duhet të ketë goditur në shenjë, duke qenë se avokati, i konsultuar pak minuta më tej si i ftuar i Domenica Sportiva në RAI, mendoi se ishte më mirë të ndërronte kravatën. Ajo u konsiderua ndoshta shumë e afërt me ngjyra me skuadrën e De Laurentiis. E kështu, ja: kravatë e errët dhe pastaj opinionet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI