Flash

Video/ VAR i anulon golin e Basa humb penallti, krizë e thellë për Kukësin: Erzeni triumfon me Alan e Nonato

Lapsi.al 22 January 2023
Video/ VAR i anulon golin e Basa humb penallti, krizë e thellë

Nuk është edhe aq surprizë: Erzeni shkon të fitojë 0-2 në Kukës, duke zhytyr në krizë vendasit. Largimet e rëndësishme nuk mund të mos e kishin dobësuar skuadrën e Hallaçit, që shpreson në merkato të rrisë shanset për tiu larguar fundit të renditjes. Shijakasit, përkundrazi, i bëjnë presion dy kryeqytetaseve kryesuese me golat e brazilianëve Alan e Nonato.

Erzeni bën goditjen e madhe në transfertë, për javën e 17' të Superiores. Të besuarit e Hallacit sigurisht që e kishin të qartë se 3 pikët ishin domosdoshmëri, duke parë renditjen. Verilindorët e nisën më mirë ndeshje, me episodin e minutës së 3, që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit. Kukësi gjeti avantazhin, por VAR e anuloi për një pozicion të parregullt. Në minutën e 37’ erdhi një tjetër mundësi ideale. Basa humbi një 11-metërsh, duke shtuar akoma dhe më shumë presionin psikologjik: "Mund të ishin shfrytëzuar ndryshe momente, edhe penalltia. Nuk mund të them se nuk luftuam e vrapuam. Ishte ndeshje e barabartë, por u treguan më dinakë ne momente deçizive. Duhet të pranojmë situatën që jemi, duhet të gjejmë forca që të shpëtojmë skuadrën e Kukësit" tha tekniku i Kukësit Rrahman Hallaçi.

[video width="992" height="540" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/alan.mp4"][/video]

PIKA E KTHESËS

Pika e kthesës ndoshta, sepse nga kjo përfituan shijakasit, duke gjetur golin në fundin e pjesës së parë me Alan. Braziliani drejtoi ndeshjen, në atë që është arma më e mirë e skuadrës së Kapllanit: kundërsulmi. Ajo që ndoshi më pas ishte e kuptueshme. Hapësira e lejuar nga Kukësi i dha mundësinë Nonato, të mbyllte historinë. Goditja e tij kaloi vijën fatale, por u desh ndërhyrja e VAR që goli të vlente: “Jam shumë i gëzuar që pas disa barazimesh, të fitonim - tha tekniku i Erzenit Kapllani -. Kishim kohë që po e përgatitnim këtë ndeshje me Kukësin dhe erdhëm me mendim të qartë në kokë që të dilnim me rezultat pozitiv që është trepikëshi dhe ia arritëm qëllimit".

[video width="984" height="540" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/nonato.mp4"][/video]

Kështu Erzeni ngjitet momentalisht në vendin e 4 me 26 pikë, vetëm 5 më pak se Tirana kryesuese. Nga ana tjetër, Kukësi zhytet sërish në krizë duke qëndruar në vendin e fundit me 16 pikë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI