Flash

Video/ Miranchuk zhduk tabùnë Firence pas 46 vjetësh: Torino mposht 1-0 Fiorentinën

Lapsi.al 21 January 2023
Video/ Miranchuk zhduk tabùnë Firence pas 46 vjetësh: Torino

Torino mposhti Fiorentinën 1-0 dhe iu rikthye sukseseve në Franchi pas 46 vitesh. Me këto tre pikë, granatat shkëputen pikërisht nga Viola dhe kalojnë në vendin e shtatë të renditjes, që vlen Conference League. Skuadra e Juric luajti një pjesë të parë të shkëlqyer, ku fillimisht goditi traversën me Seck (23') dhe më pas gjeti golin e fitores në minutën e 33'. Një goditje e shkëlqyer me të majtën e Miranchuk, nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar. Në pjesën e dytë, Italiano luajti kartat Gonzalez dhe Jovic, por Milinkovic-Savic ishte i pakalueshëm. Serbi shpëton rezultatin fillimisht ndaj Bonaventura dhe në minutën e 90' ndaj Barak.

Lexo më tej: Video/ Napoli nuk njeh ndalesa: 0-2 në derbin e Kampanjës, Spalletti vazhdon arratinë

Një Torino e shkëlqyer fitoi 1-0 ndaj Fiorentinës dhe ngjitet në vendin e shtatë të renditjes me 26 pikë. Ndërsa Fiorentina mbetet në kuotën 23. Një gol fantastik i Miranchuk vendosi sfidën në minutën e 33'. Një gol që shpërbleu supremacinë shumë të qartë të skuadrës së Juric në gjysmën e parë të lojës. Në fillim të takimit, protagonisti i madh ishte Demba Seck. Ai fillimisht pa t'i anulohet në gol për një pozicion jashtë loje milimetrik, më pas goditi një traversë të bujshme. Torino dominoi fushën dhe kaloi përpara me Miranchuk. E majta e tij përfundoi aty ku Terracciano nuk arriti dot. Në pjesën e dytë Fiorentina tentoi të reagojë, por pavarësisht hyrjeve të Jovic dhe Gonzalez, Milinkovic i duhet të bëjë të jashtzakonshmin në shtesë ndaj Barak.

[video width="960" height="540" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/miranchuk.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI