Flash

Pa Champions, Juventus do të mbetej pa kampionë: nga Pogba deri te Chiesa mund të ikin nga klubi

Lapsi.al 21 January 2023
Pa Champions, Juventus do të mbetej pa kampionë: nga Pogba deri te

Nga salla e gjyqit në fushë, me vendimet e të parit që mund të kenë pasoja të rëndësishme për këtë të fundit. Dështimi për t'u kualifikuar në kupat e Europës, do të kishte një peshë specifike të rëndësishme në llogaritë e Juventus. Që përpara dënimit të Gjykatës Federale të Apelit të FIGC, klubit i është kërkuar një ridimensionim i tyre. Jo vetëm kaq, megjithatë, sepse disa lojtarë, pa prezencën në Champions, mund të vendosin të ndryshojnë skenën. Nga Angel Di Maria te Dusan Vlahovic lista mund të jetë vërtet e gjatë.

Sigurisht që argjentinasi dhe serb mund të përfundojnë të jenë peshat e rënda për t'u sakrifikuar. I pari ka një kontratë që skadon në qershor, që dukej gjithësesi në dyshim për tu rinovuiar. Di Maria nuk e ka fshehur kurrë synimin e tij për ta mbyllur karrierën në Argjentinë, te Rosario Central. Ai ndoshta do ta kishte bërë gjithsesi, por sigurisht mungesa në Champions mund ta shtyjë atë edhe më shumë drejt shtëpisë. Edhe pse, në këtë pikë, vetë Juventusi nuk do të insistonte në rinovimin e një kontrate ekonomikisht shumë të rëndë.

Ndryshe është rasti i Vlahovic, për të cilin shitja mund të sjellë një tjetër agravim në buxhet. Serbi u pagua, mes kostove fikse dhe bonuseve (pa marrë parasysh kostot ndihmëse prej 11.6 milionë), rreth 80 milionë. Shitja e tij, pas një viti jo tamam emocionues, vetëm sa do të ulte çmimin duke çuar në një humbje të dukshme kapitali. Më pas lojtari do të duhej zëvendësohej ndër të tjera. Nga ana tjetër, kursimet për sa i përket pagës do të ishin pozitive (fiton 7 milionë neto). Pa Champions, kursimet mund të shtrihen edhe për lojtarë si Pogba, Paredes, Kean dhe Milik. Edhe pse tre të fundit vijnë në formë huazimi.

PAGAT E RËNDA

Pozicioni i Max Allegri do të duhej gjithashtu të vlerësohehet. Tekniku është i blinduar nga një super-pagë që nuk është më e përballueshme. Por edhe ndoshta talente të rinj, si Federico Chiesa, mund të përfundojë në shënjestër të klubeve të rëndësishme dhe të përfundojë në merkato. Për të mos përmendur për Adrien Rabiot, rinovimi i të cilit, i ndërlikuar që në fillim, do të bëhej i pamundur. Edhe sepse -15 e vendosur nga Gjykata Federale e Apelit për çështjen e fitimeve kapitale mund të jetë vetëm maja e ajsbergut të penaliteteve që mund të ndikojnë edhe në kampionatin e ardhshëm.

Lexo më tej: Juventus mund ta pësojë edhe më keq: manovra e pagave mund të agravojë situatën

Me pak fjalë, tendenca e Juventusit do të ishte të rindërtohej duke filluar nga lojtarët e saj të rinj. Vetëm se frika është që ky trend mund të bëhet një domosdoshmëri. E se e nesërmja e bardhezinjve mund të ketë horizonte shumë më pak ambicioze.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI