Flash

Shqipëria Medalje Ari në ski, Lara Colturi kampione Bote

Lapsi.al 20 January 2023
Shqipëria Medalje Ari në ski, Lara Colturi kampione Bote

Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në sportin e skive ka marrë medaljen e artë ne kampionatin boteror per td rinj.

16-vjeçarja italiane me pasaportë shqiptare garoi në Kampionatin Botëror të të Rinjve në St.Anton të Austrisë ku u shpall kampione e botës në Super Gjigand.

Ajo la pas zviceranen Grob dhe italianen Calaba duke triumfuar midis 37 konkurrenteve.

Ekipi kombetar i Skive eshte prej disa dites ne St.Anton me nje ekip te plote me 2 meshkuj Denni Xhepa dhe Kevin Qerimi dhe 2 femra Lara Colturi dhe Chiara Di Camillo. Ne diten e pare Lara Colturi u shpall Kampione Bote per moshat nen 18 ne DownHill ndersa sot mori vendin e pare ne klasifikimin e pergjithshem. Lara do te garoje edhe ne Gjigand me date 21 Janar dhe me pas do ti drejtohet Kronplatzit per ndalesen e rradhes ne Kupen e Botes për të rritur .m Do jene 2 gara me 24-25 Janar ku Lara do te konsolidoje top30 ne kete disipline te Kupes se Botes.

Persa i perket pjeses tjeter te ekipit ata do te konkurojne deri me date 25 ku eshte edhe finalja e Sllallomit per meshkuj.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI