Flash

Video/ Një gol e dy asist për Kessie: Barcelona kualifikohet me goleadë në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Lapsi.al 19 January 2023
Video/ Një gol e dy asist për Kessie: Barcelona kualifikohet me

Asnjë problem për Barcelonën në 1/8 e Kupës së Mbretit. Katalanasit shkatërrojnë modestët e Ceuta, të udhëhequr nga Kessie në mesfushë. Dy asist për golat e hapjes dhe relizimi i golit të katërt nga mesfushori ivorian thjeshtuan punën e formacionit të Xavi. Një ndeshje pa histori, edhe pse në pjesën e parë u duk shumë më e ekuilibruar se 5-0 finale. Për kuriozitet ndeshja u luajt në shtëpinë e Ceuta, që gjendet në një nga territoret spanjollë në Afrikën e Veriut.

Vendasit rezistuan në pjesën e parë, duke u mbrojtur me forca të shumta. E megjithatë u dorëzuan në minutën e 41 në golin e Raphinha, i shërbyer nga Kessie. Mesfushori nisi valangën blaugrana edhe në pjesën e dytë, duke dhënë asist për Lewandowski. Polaku shënoi në minutën e 50' dhe fatet e ndeshjes u vendosën.

Lexo më tej: Djali i Ronaldinho nuk ka ngjarë nga i ati: prova te Barcelona nuk shkoi mirë, ndërhyn presidenti Laporta

Lavdi edhe për Ansu Fati që bëri tris, para se vetë Kessie të kompletojë mbrëmjen e tij të mirë me golin e katërt. Një goditje me kokë çoi rezultatin në 4-0, por kishte kohë edhe për Lewandowskin të kompletonte dygolëshin personal. Një rezultat i thellë, që dërgon Barcelonën në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI