Flash

Zhang euforik, ndez ëndërrat e tifozëve të Inter: "Sa të jem president, do synojmë të fitojmë"

Lapsi.al 19 January 2023
Zhang euforik, ndez ëndërrat e tifozëve të Inter: "Sa

Steven Zhang është portreti i lumturisë pas triumfit në Superkupën e Italisë. Trofeu i katërt si president i Inter dhe po ta mendosh mirë nuk është pak. "Të fitosh një derbi dhe të fitosh një kupë është gjithmonë emocionuese - shpjegoi ai për Sportmediaset -. Ne e nisëm projektin gjashtë vjet më pare. Ky trofe i katërt është shumë kënaqësi për ne. Për mua është një udhëtim i paharrueshëm. Falënderoj të gjithë ata që kanë ecur me mua dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Drejtues, trajnerë apo lojtarë”.

Për të ardhmen numri 1 zikaltër nuk ka asnjë dyshim. Do të jetë ajo e një klubi që kërkon trofe e në fjalët e Zhang nuk ka asnjë prapaskenë largimi apo shitje të shoqërisë: "Duke parë prapa, ne gjithmonë kemi bërë gjërat e duhura. Për sa kohë që unë jam president, projekti ynë është i fokusuar në fitoren si ekip dhe si shoqëri".

Lexo më tej: Hakmarrja e Hakan Calhanoglu ndaj Milan nuk ndalet: “I gëlltitëm, 3-0 e në shtëpi. Kjo është karma”

Fitorja ndaj Milan pasuron palmaresin e Inter dhe në të njëjtën kohë i jep jetë të re garës për titull. Zhang nuk ngre flamurin e bardhë, por paralajmëron Napolin: "Gara për kampionatin dhe Champions League është e gjatë. Gjithçka është ende e hapur dhe gjithçka mund të ndodhë. Synojmë maksimumin".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI