Flash

Hakmarrja e Hakan Calhanoglu ndaj Milan nuk ndalet: "I gëlltitëm, 3-0 e në shtëpi. Kjo është karma"

Lapsi.al 19 January 2023
Hakmarrja e Hakan Calhanoglu ndaj Milan nuk ndalet: "I gëlltitëm,

"Është një fitore shumë e rëndësishme, për mua edhe më shumë. Jam shumë i lumtur falë shokëve të skuadrës dhe tifozëve që erdhën këtu. Fituam 3-0 dhe kjo është gjithçka që duhet të themi. Dëshirë për hakmarrje pas festimeve të titullit të Milan? Unë preferoj të hesht, por ishte e vështirë për mua të shihja disa gjëra që nuk i prisja. Por karma të kthehet e gjitha". Hakan Calhanoglu konsumon ‘hakmarrjen’ ndaj ish-skuadrës së tij pas triumfit të Interit në Superkupë. “Ne ishim të uritur, ata duhet të na respektojnë – tha ai për Mediaset –. Përfundoi 3-0 dhe i dërguam shpejt në shtëpi, i gëlltitëm”.

Lexo më tej: Video/ Inter feston në Riad Superkupën: Milan shembet 3-0 nën goditjet e Dimarco, Dzeko e Lautaro

"Një fitore që mund t'i japë një shtysë kampionatit? Besojmë deri në fund, e nisëm mirë vitin me Napolin, pastaj barazimi ndaj Monzas që askush nuk e priste. E më pas fitoret ndaj Veronës dhe sonte - tha sërish Hakan Calhanoglu -. Nëse vazhdon të fitosh, atëherë pjesa tjetër do të vijë, por ne besojmë fort”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI