Flash

Video/ Dejvid Kapllani, gol e autogol në pesë minuta: Erzeni e Teuta e zgjidhin çerekfinalen në kthim

Lapsi.al 18 January 2023
Video/ Dejvid Kapllani, gol e autogol në pesë minuta: Erzeni e Teuta e

Nuk ka fitues në Niko Dovana. Erzeni e Teuta kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vajtjes në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Një rezultat i vendosur krejtësisht nga Dejvid Kapllani. Sulmuesi i kaluar vetëm pak ditë më parë nga Teuta te Erzeni i shënoi fillimisht ish-skuadrës e pastaj në portën e tij. Gjithçka në pesë minuta në fundin e takimit, duke lënë kualifikimin të hapur për sfidën e kthimit.

Shijakasit, në zonën e lartë të renditjes, kërkonin suksesin në derbi. Teuta, në vështirësi të madhe në kampionat, vinte megjithatë nga një fitore me Kastriotin. Martini e ka rigjeneruar besimin e skuadrës, që e ka Kupën prioritet. Durrsakët janë treguar të kujdeshëm në kundërsulmet kundërshtare me Qirkon të gatshëm në tentativën e Markut. Në anën tjetër Lorenco Vila dhe Oshafi kanë testuar reflekset e Hasanbellit. Portieri ka ndalur edhe tentativën e Qaqit, duke ruajtur ekuilibrin deri në pushim.

Lexo më tej: Video/ Paulauskas rrëzon Skënderbeun në Korçë: Egnatia një hap nga çerekfinalet, barazim në Fier për Kukësin

Tekniku Kapllani hedh në fushë edhe Kahrimanovic e Dejvid Kapllanin dhe fantazisti i dha kualitet lojës së Erzenit e sulmuesi thellësi. Ndeshja ka goditje e kundërpërgjigje mes Nonatos e Qaqit, por në minutën e 81' erdhi befasia. Pas një harkimi na zonë, Nonato uli topin me gjoks te Kapllani që nga jashtë zonës mposhti Qirkon me një goditje spektakolare. As koha për tu gëzuar mirë, sepse sulmuesi sic duket harroi që kishte ndryshuar fanellë. E këtë herë i erdhi në ndihmë Teutës duke devijuar në portën e tij golin e barazimit.

[video width="992" height="532" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/kapllani-gol.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI