Flash

Video/ Paulauskas rrëzon Skënderbeun në Korçë: Egnatia një hap nga çerekfinalet, barazim në Fier për Kukësin

Lapsi.al 18 January 2023
Video/ Paulauskas rrëzon Skënderbeun në Korçë:

Janë luajtur pa surpriza të mëdha dy ndeshjet e para të së mërkurës për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Egnatia ka shkuar të fitojë 0-1 në Korçë përballë Skënderbeut, me një gol të Paulauskas. Rrogozhinasit hedhin kështu një hap të sigurtë drejt çerekfinaleve. Ka barazuar pa gola ndërkohë Kukësi në Loni Papuçiu përballë Apolonisë.

Dy skuadrat e Superiores do ta kenë më të thjeshtë në fushën e tyre në kthim, pavarësisht se rezultati mbetet i hapur. Egnatia ia doli të marrë fitoren në minutat shtesë, në vajtjen e turit të dytë. Pavarësisht se tekniku Shpëtim Duro kishte bërë turnover, rrogozhinasit ia kanë dalë të kalojnë Skënderbeun. Vendosi një gol i blerjes së re, Paulauskas, i cili debutoi në mënyrën më të mirë: "Paulauskas ka realizuar gol si një sulmues tipik - vlerësoi Duro pas ndeshjes -. Akoma nuk kemi panoramën e qartë që të japim një vlerësim 100%. Por ishte pozitive për skuadrën dhe për atë si futbollist".

[video width="992" height="532" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/goli.mp4"][/video]

Ndeshja ishte shumë e ekuilibruar, por Egnatia ishte më kërkuese, në tentativë për ti thjeshtuar gjërat në kthim. Ruçi ndali të gjitha goditjet në portën e tij, deri në minutat shtesë. Paulauskas vendosi ndeshjen me një diagonale të pakapshme, që bën optimist teknikun: “Jam i kënaqur, edhe pse kishim rotacion thuajse të plotë - tha Duro -. Nuk patëm shumë situata por ishim më superiorë se kundërshtarët. Ia dolëm të ishim në avantazh duke shënuar në minutat e fundit në një ndeshje me sistem eliminimi".

Në ndeshjen tjetër në Fier, Apolonia bëri rezistencë më shumë se mendohej përballë Kukësit. E megjithatë 0-0 në Loni Papuçiu favorizon veri lindorët në kthim. Pavarësisht disa rasteve nga të dyja ekipet, asnjëra prej tyre nuk arriti të shënojë në portën e kundërshtarit. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 2 shkurt.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI