Flash

Mes autobusit në flakë e gërshërëve të Mido, Pienaar rrëfen Ibran: “Zlatan më kapte me shkelma kot"

Lapsi.al 17 January 2023
Mes autobusit në flakë e gërshërëve të Mido,

Të luash me Zlatan Ibrahimovic të jep një siguri: nuk do të mungojnë kurrë historitë për të treguar. Kushdo e ka gjetur veten në një skuadër me Kolosin e Malmos ka historitë e veta në lidhje me të. E Steven Pienaar, që me suedezin ndau përvojën e tij te Ajax, nuk bën përjashtim. Ish-futbollisti i Everton foli për TheAthletic, duke kujtuar kohët kur të dy flinin në të njëjtën dhomë. Gjithçka mes shkelmave, autobusit në flakë dhe gërshërëve të hedhura...

ZJARRI

"Zakonisht isha në dhomë me Zlatan ose Rafa van der Vaart. Zlatan dhe unë kishim krevate teke dhe nuk kishim shumë hapësirë mes nesh. E ndonjëherë, pa asnjë arsye, ai niste të më godiste me shkelma. Nuk e di pse, por prapë ishte një djalë i mirë. Ne jetonim afër njëri-tjetrit dhe shpesh luanim PlayStation së bashku. Kohë të mira". Megjithatë, ndonjëherë, ndarja e dhomës me Ibra krijonte situata të çuditshme... të veçanta.

"Një herë, para ndeshjes kundër Groningen, ishim në hotel. Huliganët në Holandë janë mjaft aktivë, por hoteli ynë ishte mjaft i kontrolluar. E nuk mendonim se do të kishim ndonjë problem. Ne darkuam dhe shkuam në dhomën tonë. Pamë televizor dhe ramë të flinim, por në orën një na zgjoi doktori i Ajax, ende me pizhame. Me shumë qetësi, ai na tha se duhej të merrnim gjërat dhe të dilnim nga dhoma sepse ka rënë zjarr. Ata i kishin vënë flakën autobusit që ishte nën dritaren tonë, hapa perdet, pashë flakët dhe mendova se do të shpërthente. Mora gjërat e mia, por Zlatan më tha 'ku po shkon, ke për të marr edhe çantën time!' Pritëm jashtë hotelit në të ftohtë për një orë e gjysmë. Nuk ishim të sigurt nëse do të luanim, derisa Ronald Koeman na tha të ktheheshim në shtrat. E fituam 2-0, Zlatan shënoi."

GËRSHËRËT

Te Ajax ishte edhe Mido, një tjetër me temperament aspak keq. E Pienaar tregoi nga këndvështrimi i tij historinë e famshme të gërshërëve që egjiptiani i hodhi suedezit... "Dy djem të rinj me mentalitet fitues - tha Pienaar -. E ata ishin gjithashtu miq të mirë. Ne kishim luajtur një ndeshje të Champions League dhe ata kishin debatuar sepse njëri nuk i kishte pasuar topin tjetrit. Sherri filloi në fushë dhe vazhdoi në dhomën e zhveshjes. Unë isha ulur pranë Zlatan, Mido po hiqte një fashë në kyçet e këmbës me gërshërë. E i lëshoi duke goditur në mur mes meje dhe Zlatan. Senatorët ishin të lumtur që ata po grindeshin sepse kjo tregonte se kishim një mentalitet fitues. Historia doli në gazeta dhe ata e bënë një rast. Por në realitet të dy u kthyen me makinë së bashku pas ndeshjes. Ne kishim një dhomë zhveshjeje të bashkuar”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI