Flash

Richarlison i ekzagjeruar: “Eliminimi i Brazilit më i rëndë se të humbisja një nga familja”

Lapsi.al 17 January 2023
Richarlison i ekzagjeruar: “Eliminimi i Brazilit më i rëndë

Richarlison, sulmuesi i Tottenhamit dhe Brazilit, është rikthyer të flasë për zhgënjimin e përjetuar në Katar. Kombëtarja e tij nuk shkoi më shumë se çerekfinalja në Kupën e Botës Katar 2022. I intervistuar nga ESPN Brasil, futbollisti shpjegoi se cilat janë emocionet e tij, edhe sot, sa herë që mendon për turneun madhështor.

"Ishte një tronditje, më e rëndë se humbja e një anëtari të familjes", e ekzagjeroi Richarlison. Sulmuesi i Spurs rrëfeu kështu ndjesitë e tij pas eliminimit të Brazilit nga turneu. “Ishte e vështirë të rikuperoja. Edhe sot shikoj videot në rrjetet sociale dhe ndihem i trishtuar... Por duhet të vazhdojmë. Unë jam ende i ri dhe mendoj se mund të marr pjesë në një tjetër Botëror të paktën, ose dy". Në Katar, Richarlison shënoi edhe golin më të bukur të turneut. Në debutimin kundër Serbisë, ai shënoi në akrobaci golin e dytë të Selecaos, që triumfoi 2-0.

Lexo më tej: Video/ Richarlison shënon golin më të bukur në Katar: Brazili ‘shtyp’ Serbinë me dy gola e dy shtylla

Pavarësisht zhgënjimit të madh, sulmuesi do të përpiqet të ecë përpara: “Qëllimi ynë ishte të fitonim, shkuam atje për të ngritur kupën. Sigurisht, jam i lumtur që e shënova atë gol kundër Serbisë, por nuk ishte goli ai që doja. Gjithsesi tani është koha për të vazhduar përpara”, ka komentuar lojtari.

Lexo më tej: Video/ Richarlison, pas zhgënjimit në Katar bën tatuazh…Neymar e Ronaldo

https://www.youtube.com/watch?v=2lhJ26xkfag

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI