Flash

Pohimet e Shehit apo heshtja e italianit Colella: fatet e Xhixhës e Skukës mund të vendosin titullin

Lapsi.al 17 January 2023
Pohimet e Shehit apo heshtja e italianit Colella: fatet e Xhixhës e

Redon Xhixha e Xhuljano Skuka: dy liderët ofensivë të dy skuadrave që kryesojnë kampionatin. Dy lojtarë, nga fatet e të cilëve mund të vendoset titulli. Duhen, në fakt, ende edhe dy takime për tu mbyllur gjysma e parë e kampionatit e Partizani shkon drejt titullit kampion dimri me një pikë më shumë se Tirana. Por çfarë ndodh deri në 31 janar mund të jetë determinuese për skuadrën e teknikëve Shehi e Colella. I pari pranon se Xhixha mund të largohet, i dyti hesht për Skukën, i fortë nga siguria që ka marrë nga drejtuesit e klubit.

“Është një hap shumë pozitiv - tha Colella pas ndeshjes së Kupës në Peshkopi -, pasi fituam 3-1 në transfertë. Bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe jam i kënaqur për këtë fitore. Kupa është një objektiv i Partizanit dhe i kemi mundësitë për të konkurruar deri në fund në të dyja frontet". Vetëm se italiani, i pyetur për një largim të mundshëm të Skukës, refuzoi të përgjigjet, duke u larguar menjëherë.

HESHTJA E COLELLA-s ËSHTË SIGURI

Gjithçka duket se vërtitet rreth Xhuljano Skukës te Partizani, por në fakt nuk është kështu. Sulmuesi është në qendër të merkatos së të kuqve. Por klubi nuk nxiton aspak për tu privuar nga goleadori i tyre kryesor. Në këtë pikë, drejtuesit e klubit saktësojnë se asnjë ofertë zyrtare nuk ka mbërritur në adresën e tyre. Kontaktet me Hellas Verona janë vendosur vërtetë, por italianët janë duke testuar terrenin. Partizani e ka përcaktuar çmimin prej 1 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të bëjë zbritje, aq më pak që oferta 450 mijë euro e ardhur nga përtej Adriatikut është larg kërkesës. Gjithesesi, kushti i panegociueshëm i të kuqve është se Skuka nuk lëviz nga kryeqyteti para qershorit.

Lexo më tej: Video/ Favoritët hipotekojnë kualifikimin: Tirana, Partizani, Vllaznia e Laçi shëtisin në Kupën e Shqipërisë

ÇFARË HUMBET TIRANA PA XHIXHËN...

Në anën tjetër, te Tirana duket se Orges Shehi është dorëzuar ndaj faktit se Xhixha nuk do të jetë gjatë në skuadër: "Duke qenë se Xhixha është golashënuesi i kampionatit tonë, këtë situatë e kemi përjetuar edhe me Taulantin. Ai është në fokus dhe herë pas herë shfaqet ndonjë skuadër e interesuar për të. Çdo trajner kërkon të ketë të gjithë elementët më të mirë në organikë. Tirana ka hyrë në fazë tjetër, në dy vite janë transferuar 6 lojtarë jashtë".

Kështu, nëse ashtu si duken gjërat edhe ndodh. Tirana duhet të provojë t'i rrëmbejë titullin Partizanit pa golëshuesin kryesor. Xhixha ka shënuar 11 gola në 16 ndeshje, pa përmendur që u largua edhe Kallaku. Ka ardhur vërtetë Lushkja, por problemet e bardhebluve janë shumë më të thella se një lëvizje lojtarësh. E kështu, pa Xhixhën skuadra humbet peshë e kuota për titullin: "Mund të ketë dobësim skuadre, por është klubi që vlerëson ofertat e duhura. Por lojtarë tanë më të mirë do të transferohen jashtë. Ky është futbolli modern për të sjellë të ardhura në klub”, pranoi Shehi.

Në këtë pikë ai që buzëqesh është Colella. Nëse mban goleadorin e tij, njeriun e golave të rëndë (dygolësh edhe kundër Korabit), Partizani i tij mbetet favoriti kryesor për titullin kampion.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI