Flash

Neymar, L’Equipe i vendos notën 3 e një gazetar e sulmon: “Është dështimi më i madh në historinë e futbollit”

Lapsi.al 16 January 2023
Neymar, L’Equipe i vendos notën 3 e një gazetar e sulmon:

Neymar bën gjithmonë lajm, si për atë që i ndodh në fushë, ashtu edhe për atë që bën në jetën e tij private. E sigurisht që kthimi te Paris Saint-Germain pas Kupës së Botës nuk ishte ashtu si priste klubi francez. Fillimisht erdhi përjashtimi ndaj Strasburg. Më pas kritikat në shtëpi për mungesën në funeralin e Pele. E tani që është rikthyer në lojë, e sigurtë se braziliani nuk bën asgjë për të treguar se i mungoi skuadrës. L'Equipe, por jo vetëm, kanë kryqëzuar performancën e brazilianit kundër Rennes...

L’Equipe i vendos notën 3

Shtypi nuk e mori mirë ndeshjen e tij kundër Rennes, që përfundoi 1-0 për vendasit. Kjo ishte humbja e dytë në tre ndeshjet e kampionatit në 2023 për PSG. E mes atyre që, sipas L'Equipe, luajtën më keq, ishte O Ney. Për brazilianin nota 3 në vlerësim. "Ashtu si kundër Angers në mesjavë, braziliani u tërhoq shpesh për të kërkuar topin dhe u përpoq shumë herë të bënte diferencën me iniciativa të vetmuara. Rezultati është se ka humbur topin në zona të komplikuara të fushës. E nuk ka krijuar asnjë rrezik në zonën e penalltisë së Rennes. Një ndeshje shqetësuese, një muaj nga ajo kundër Bayern”. Shkurtimisht, sipas gazetës franceze, braziliani duhet të rifitojë shkëlqimin e tij, përpara se të rifillojë Champions League.

Riolo: "Dështimi më i madh"

Por jo të gjithë duket se i japin Neymar një shans për të marrë veten. Siç shpjegon AS, gazetari Daniel Riolo nuk e rrudh gojën kur flet për O' Ney dhe i ngjit një etiketë që sigurisht askujt nuk i pëlqen. "Por a e kuptojmë faktin që Neymar, për koston e kartonit dhe pagës së tij, është dështimi më i madh në historinë e futbollit? Nuk më vjen në mendje një tjetër dështim kaq i madh, në krahasim me atë që kushtoi. Fakti që ai luajti mirë disa ndeshje në Finale Eight të Champions në 2020, sigurisht që nuk do të thotë se mund të shpëtohet". E çdo referencë për klauzolën e lirimit 222 milionë plus mbi 30 milionë euro në vit të parashikuara në kontratë, nuk duket aspak e rastësishme...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI