Flash

Më i paguari i Superiores e me një klauzolë prej top-player: ja detajet e kontratës së Bekim Balaj te Vllaznia

Lapsi.al 16 January 2023
Më i paguari i Superiores e me një klauzolë prej top-player: ja

“Mund t’i quaj të ngjashme me atë që kam veshur për herë të parë fanellën. Disa nuk ishin të bindur që kisha firmosur madje. Vllazninë e ndjek gjithmonë". Këto janë fjalët e para të Bekim Balaj, si futbollist i Vllaznisë. Sulmuesi i kombëtares është prezantuar tashmë zyrtarisht te Vllaznia. Balaj është goditja më e fortë e bërë nga klubet e Superiores dhe, nga ana e presidentit të kuqebluve, Alban Xhaferri, është një mesazh i qartë për kundërshtarët. Nëse problemet e Vllaznisë janë lidhur gjithnjë me mangësitë para portës, tani goleadori rikthehet të marrë përsipër ekipin e vendlindjes. "Këtu ka një projekt serioz që më bën pjesë dhe mua. Shkodra është gati për t’u shpallur kampion".

Emocionet mënjanë, te Vllaznia janë të bindur se tashmë kanë të gjitha kartat në rregull për të synuar trofetë. E ka të qartë presidenti Xhaferri, aq sa ta konsiderojë tashmë merkato të mbyllur, duke përjashtuar ndonjë mundësi ideale. E ka të qartë edhe Balaj, i thirrur në cështje për të shënuar gola e fituar trofe. Detajet e kontratës financiare nuk janë bërë të ditur, edhe pse është mësuar nga burime brenda klubit se Balaj do të ketë një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj. E vlerësuar për dy vjet e gjysëm kontratë, bëhet fjalë për një investim kompleksiv prej 360 mijë eurosh, që e bëjnë sulmuesin shkodran më të paguarin e Superiores këtë sezon.

E megjithatë, në kontratën e Balaj ka edhe një klauzolë. Çmimi i kartonit të lojtarit vlerësohet prej 250 mijë euro e në rast se dikush është i interesuar ta marrë përpara fundit të kontratës, duhet të paguajë këtë shifër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI