Flash

Lazio thyen 'agjërimin' me Zaccagni e Felipe Anderson: Sassuolo në krizë të thellë

Lapsi.al 15 January 2023
Lazio thyen 'agjërimin' me Zaccagni e Felipe Anderson: Sassuolo

Në ndeshjen e drekës të javës së 18 të Serie A, Lazio mposhti 2-0 Sassuolo, duke fituar ndeshjen e parë të vitit 2023. Bardhekaltrit u rikthyen të marrin tre pikët, pas 3 ndeshjesh në të thatë. Në stadiumin Mapei, Sarri humbi Immobile pas vetëm 15' për shkak të një problemi muskulor. Por për të tijtë u kujdes Zaccagni, me një penallti në shtesën e pjesës së parë, të zhbllokonte ndeshjen (48'). Në minutën e 94' Felipe Anderson dyfishoi epërsinë, pasi dribloi edhe Pegolo. Emilianët në krizë të thellë: humbja e katërt radhazi dhe ndeshja e shtatë pa fitore.

Pasi pësoi 2-2 nga Empoli në ekstrem, Lazio falenderon kohët shtesë, vendimtare për marrjen e tre pikëve në fushën e Sassuolo. Një rezultat që e lejon Sarri të qëndrojë i mbërthyer në trenin e Europës. Një sukses pa të meta, pasi pas penalltisë së Zaccagni, që zhbllokoi një ndeshje të ekuilibruar, në pjesën e dytë bardhekaltrit luajtën më mirë. Lazio krijoi më shumë raste se emilianët, duke vulosur tre pikët me kundërsulmin e fundit të Felipe Anderson.

Lexo më tej: Tare paqe me Sarrin, festë e madhe familjare te Lazio: të dashurat e gratë, prezent për 123 vjetorin

E vetmja notë negative e pasdites në stadiumin Mapei ishte dëmtimi i muskujve të Immobile. Pedro e zëvendësoi shkëlqyeshëm, por sulmuesi napolitan me Milinkovic-Savic është i vetmi vërtet i pazëvendësueshëm në skuadër. Vazhdon momenti i keq i Sassuolos, që nuk ka fituar prej 24 tetorit. 4 humbje radhazi dhe tani Dionisi duhet të fillojë të shikojë nga pas shpine.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI