Flash

Zbulohet çertifikata e lindjes, në Gjermani të sigurtë: “Ylli Moukoko nuk është 18 vjeç”

Lapsi.al 15 January 2023
Zbulohet çertifikata e lindjes, në Gjermani të sigurtë:

Javën e kaluar u raportua se 21 nga 30 lojtarët e Kamerunit U-17 kishin dështuar në testin e moshës. Ata ishin në fakt më të vjetër se mosha e shkruar në kartat e tyre të identitetit. Kjo nuk është e re kur bëhet fjalë për vendet afrikane, ku shpesh ka vështirësi logjistike për regjistrimin e lindjeve në zyrën e gjendjes civile. E tashmë në Gjermani kanë dalë disa të dhëna sipas të cilave edhe ylli i Borussia Dortmundit Youssoufa Moukoko, ka të njëjtin problem. Ai ka lindur në Kamerun, por me kombësi gjermane, e sipas zërave nuk ka moshën që i është atribuar gjithmonë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve austriake Laola1. Sipas tyre, babai birësues i Moukoko i dërgoi një gazetari certifikatën e pretenduar autentike të lindjes. Dokumenti thotë se sulmuesi shumë i ri i Dortmund, në fakt, nuk është aq i ri. Çertifikata tregon se ai ka lindur në vitin 2000 dhe jo në 2004. E kontaktuar nga Sportsmail, Federata Gjermane e Futbollit preferoi të mos komentonte, por nuk mohoi vërtetësinë e historisë, si 5 vjet më parë: "DFB ka pasur tashmë një sërë diskutimesh intensive me Borussia Dortmund", tha një anëtar i federatës për Bild. “Prandaj nuk ka asnjë dyshim për korrektësinë e moshës së lojtarit”.

LAJMI TRONDIT EDHE MERKATON E MOUKOKO

Kontrata e Moukoko me klubin gjerman është gati të skadojë dhe disa klube evropiane po e monitorojnë. Lojtari do të dalë me parametër zero qershorin e ardhshëm dhe do të ishte një goditje e mirë. Sulmuesi i intereson veçanërisht dy skuadrave të Premier League, Neëcastle dhe Chelsea. Të dy klubet megjithatë janë të gatshme të bëjnë një hap prapa pas zhvillimeve në hetimin e moshës. Në fakt, nëse konfirmohet, lajmi jo vetëm mund të çonte në pasoja negative për djalin (madje edhe skualifikim të mundshëm), por do të ulte në mënyrë të pashmangshme edhe vlerën e tij në treg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI