Flash

E blenë por nuk zbret dot në fushë: Lushkja pret Tiranën e bardheblutë presin Vorskla Poltavan

Lapsi.al 15 January 2023
E blenë por nuk zbret dot në fushë: Lushkja pret Tiranën e

Pas dy humbjesh radhazi dhe problemeve thelbësore të evidentuara në ditët e para të janarit, Tirana kthehet të fitojë. 1-2 në rifillimit të kampionatit, me të cilën bardheblutë u imponuan në Laç, ishte një provë force. Kryeqytetasit kthehen tani të dihasin pas shpinës së Partizanit kryesues. Asgjë nuk është zgjidhur në fakt, por premisat janë që të ndodhë brenda afatit të dhënë nga klubi. Kanë mbetur ende dy javë kohë për likuidimin e detyrimeve të prapambetura ndaj lojtarëve dhe stafit teknik dhe zhbllokimin e merkatos. Po Regi Lushkja atëherë?

Lushkja ka firmosur me klubin, por kontrata nuk është depozituar ende në FSHF për regjistrimin. Më parë duhet likuiduar Kale e Torassa për të zhbllokuar merkaton. Kjo natyrisht nuk e pengon klubin të lëvizë me akorde paraprake. E gjitha me shpresën se likuditeti do të vijë dhe do të jetë e mundur të federohen lojtarët në vijim. Tirana në fakt pret hyrjen e këstit të dytë nga Vorskla Poltava për Seferin e Totre. Ky injektim financiar do t’i lejonte të ndryshonte situatën.

E në pritje të të gjithë kësaj, përvec tratativa për transferimin e Xhixhës, në Laç bardheblutë dhanë sinjalin se mund të bëjnë edhe pa golashënuesin e tyre më të mirë. Autori i 11 golave në 16 ndeshje, ka që nga ndeshja me Kastriotin që nuk lë gjurmë. Nga aty dy humbje me Teutën e Partizanin në derbi, ku askush nuk ka shënuar nga bardheblutë, deri te golat e Lulaj dhe Hasanit që përmbysën bardhezinjtë. Lajmi tjetër optimist për Orges Shehin është rikthimi në fushë i të riut Qefalija. Kishte nga dëmtimi i tij i frikshëm në transfertën me Egnatian që lojtari nuk ishte i disponueshëm dhe paraqitja e tij në minutat që tekniku i rezervoi ishin pozitive.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI