Flash

Video/ Teuta mposht Kastriotin 2-0, shpërthen Mema kundër arbitrit: "Dorën në xhep vetëm për ne”

Lapsi.al 14 January 2023
Video/ Teuta mposht Kastriotin 2-0, shpërthen Mema kundër arbitrit:

Dueli mbijetesë shkon për Teutën, që në javën e 16 të kampionatit i largohet vendit të fundit të renditjes. 2-0 imponohen durrsakët përballë Kastriotit, në një ndeshje që nuk mund t'i shpëtonte polemikave. Tekniku i krutanëve Ardian Mema ka akuzuar hapur arbitrin, për njëanëshmëri të gjykimit në ndeshje, sidomos për administrimin e kartonëve.

Një sfidë shumë e luftuar, ashtu si ishte normale, për atë që ishte në lojë. Skuadrat kërkuan me ngulm golin, me krutanët që u shfaqën më rrezikshëm në fillimin e ndeshjes. Episodi që zhbllokoi ndeshjen dhe ishte vendimtar në verdikt u shënua në fundin e pjesës së parë. Teuta kaloi në avantazh me anë të Lorenco Vilës, duke i hapur rrugën suksesit të vendasve.

“Momente ishin ato - tha Mema pas ndeshjes -. Ndoshta momente dobësie tonat që i shfrytëzoi kundërshtari. Jam në dilemë sa i përket golit të shënuar në fund të pjesës së parë. Ishim pa ekuilibër te goli i dytë. Jam i dyzuar te pjesa e arbitrit se po të shohësh vetëm Stojanoviç është ndërprerë disa herë dhe asnjë lloj kartoni. Një e dy mund të falet, por ishte i gatshëm vetëm të nxirrte kartonë për ne. Nuk dua të merrem me arbitrat, por është e pafalshme që të ishte dora në xhep për lojtarët e Kastriotit e për Teutën nuk jepte.

[video width="760" height="412" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/vila.mp4"][/video]

MARTINI SHEH SHPËTIMIN

Teuta u mbrojt me rregull, duke lejuar pak hapësira për krutanët. Të besuarit e Edi Martinit i besuan kundërsulmit, që i shpërbleu të mbyllnin ndeshjen. Oshafi dyfishoi shifrat në pjesën e dytë, duke vendosur në kasafortë rezultatin. Një rezultat i rëndësishëm për Teutën, që sigurisht ka ende punë për të siguruar mbijetesën: “Kjo është një fitore e rëndësishme me një rival direkt - tha Martini -. Kemi punuar këto ditë, i kam bindur futbollistët e rinj që edhe ata mund të kontribuojnë për fitoren. Jam i kënaqur nga ata, jo se kisha dyshime, por kur hyn titullar direkt në një ndeshje të parë ke dhe emocione dhe mund të mos shkëlqesh".

[video width="760" height="412" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/oshafi.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI