Flash

Spalletti i magjepsur nga Osimhen: "Ndeshje e madhe, është shkatërrimtar"

Lapsi.al 14 January 2023
Spalletti i magjepsur nga Osimhen: "Ndeshje e madhe, është

Pas shuplakës spektakolare ndaj Juventus, me dygolëshin e Osimhen, Luciano Spalletti është i lumtur dhe po shijon momentin. "Ekipi luajti një lojë të shkëlqyer, mbajti një ritëm shumë të lartë - shpjegoi trajneri i Napolit për DAZN -. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, mbi të gjitha sepse kishte një publik fantastik". Një mesazh për të tjerët për titullin, edhe i qartë madje. Edhe pse Spalletti mundohet ta anashkalojë nënkuptimin e tij: “Ne dërguam një mesazh kryesisht për veten tonë. Ne gjithmonë kemi dyshime se ndoshta nuk jemi në këto nivele. E, ndërkohë, sonte luajtëm ballëhapur dhe e merituam fitoren."

"Kjo skuadër ishte në gjendje të rikrijojë këtë dashuri për këtë fanellë dhe për këto ngjyra - vazhdoi Spalletti -. Nëse djemtë bëjnë atë që qëndron në cilësitë dhe karakteristikat e tyre, mund të ndodhin ndeshje si kjo e sotme. Kjo është ADN-ja jonë dhe çfarë duhet të përpiqemi të bëjmë. Qëndrimi duhet të jetë që gjithmonë të luajmë lojën sepse ne jemi të aftë ta bëjmë këtë. Për më tepër, sepse kemi edhe mbrojtës që janë të mirë për të luajtur në fushë të hapur si Kim dhe Rrahmani”, vazhdoi ai.

Lexo më tej: Luciano Spalletti debaton me Allegrin: “E kotë të vendosësh një kapele apo mjekër false, favoritët janë ata”

Konsiderata për Osimneh, protagonist i madh i ndeshjes me dygolësh, është e jashtëzakonshme. Nigeriani fitoi pothuaj çdo duel me mbrojtësit e bardhezinjve, duke qenë rrezik konstant. "Osimhen është një futbollist shumë i fortë - shpjegoi Spalletti -. Më mahnit më tepër potenciali që ai nuk e ka vënë ende në praktikë". "Është më i forti dhe më i kompletuari nga të gjithë - shtoi ai -. Kur e nisnin në thellësi ishte shkatërrimtar. Sa më top të gjatë t’i nisin, aq më i fortë është ai. Fizikisht pastaj e përballon goditjen, gjithmonë vendos këmbën dhe ka guxim”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI