Flash

Video/ Dy gola të anulluar me VAR, Betis me 10 lojtarë e Barcelona në finale pas penalltive: tani e pret Real

Lapsi.al 12 January 2023
Video/ Dy gola të anulluar me VAR, Betis me 10 lojtarë e Barcelona

Barcelona është kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës, me një fitore të vuajtur pas goditjes së penalltive përballë Real Betis. 1-1 në kohën e rregullt e pastaj 2-2 pas atyre shtesë, duke e zgjidhur nga pika e bardhë cështjen e kualifikimit. Vendimtare gabimet e Juanmi dhe Carvalho, ndërsa katalanasit nuk gabuan asnjë nga goditjet e tyre. Tani në finale të turneut do të jetë El Classico me Real Madrid.

Dy gola të anulluar me VAR kanë penalizuar Barcelonën, që mund të kishte marrë avantazhin në minutën e 23. Goli i Pedri ishte i pavlefshëm pas ndërhyrjes së teknologjisë. E megjithatë Barca kaloi përpara në minutën e 40 me Lewandowski. Supremacia e blaugrana u duk se orientoi ndeshjen në drejtimin e duhur, por në pjesën e dytë Fekir barazoi. Në minutën e 77 u rivendos ekuilibri, me Betis që rrezikoi shumë 9 minuta nga fundi. Lewndowski shënoi, por edhe këtë herë VAR i erdhi në ndihmë andaluzianëve, duke e anuluar.

Lexo më tej: Video/ Penalltitë kualifikojnë Real Madrid në finalen e Superkupës: Valencia ndalet nga Courtois

Barca shtyu përpara në shtesë dhe në minutën e 93 Ansu Fati kaloi edhe një herë në avantazh skuadrën e Xavi. Ekuilibri u vendos pa u mbyllur shtesa e parë, me Moron që shënoi në minutën e 101'. Dy minuta nga fundi Guardado u ndëshkua me karton të kuq, por kjo nuk e pengoi Betis të arrinte te penalltitë. Për Barcelonën shënuan të gjithë: Lewandowski, Kessie, Fati dhe Pedri. Ndërsa Juanmi dhe Carvalho gabuan penalltitë që cuar Barcelonën në finale.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI