Flash

"Qesharak dhe argëtues": Massimiliano Allegri thumbon Spallettin dhe ironizon "jam trajner gabimisht"

Lapsi.al 12 January 2023
"Qesharak dhe argëtues": Massimiliano Allegri thumbon Spallettin

Ndeshja titull mes Napolit e Juventus, nuk është e tillë vetëm për Massimiliano Allegri. "Ata janë favoritët, e thotë klasifikimi. Nuk është një sfidë vendimtare, por shumë e rëndësishme për ata". Tekniku bardhezi sposton presionin mbi Napolin, gjë që nuk i ka pëlqyer teknikut Spalletti: "Përballemi me një skuadër të mirë organizuar, të mirë stërvitur. Në Napoli ndeshjet nuk mbarojnë kurrë e duhet të jemi të përqendruar gjatë 90 minutave. Duhet të luajmë një sfidë me teknikë të madhe e intensitet. Është një ndeshje e vështirë. Luajmë në shtëpinë e skuadrës më të mirë të kampionatit, sepse kështu thotë klasifikimi".

Pastaj një tjetër pickim për teknikun kundërshtar Luciano Spalletti: "Kam vlerësim të madh për teknikun Spalletti, është kaq qesharak e zbavitës sa hera herës zihemi si vitin e kaluar. Unë nuk jam trajner, e bëj këtë zanat gabimisht, duhet të bëja dicka tjetër. Luciano është shumë, shumë i aftë. Të përballesh me të është një sfidë e bukur gjithnjë. Është më i miri në stërvitje dhe mësim".

Lexo më tej: Luciano Spalletti debaton me Allegrin: “E kotë të vendosësh një kapele apo mjekër false, favoritët janë ata”

Megjithatë fraza e thënë nga Massimiliano Allegri, që nervozoi Spalletti, reagues në konferencën e tij për shtyp, ishte një tjetër. Konstatimi se Juventus luan për vendin e katërt, ishte shumë për teknikun e Napolit. Por ishte ekzaktësisht ajo që cilësoi Allegri si objektiv: "Deri më sot kemi patur rezultate të mira, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Të ecim në rrugëtimin e rritjes dhe të arrijmë objektivin final, që janë rezultatet. Për momentin mendojmë për katër vendet e para në klasifikim".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI