Flash

Video/ Penalltitë kualifikojnë Real Madrid në finalen e Superkupës: Valencia ndalet nga Courtois

Lapsi.al 11 January 2023
Video/ Penalltitë kualifikojnë Real Madrid në finalen e
Një paraqitje e mirë në goditjet e penalltive bëri që Real Madrid të kalojë në finalen e Supercopa de Espana pasi mposhti Valencia. Dy skuadrat nuk mundën të kalonin njëri-tjetrin, pasi penalltia e Karim Benzema në pjesën e parë u anulua me golin e barazimit të Samuel Lino. Në një ndeshje të ekuilibruar, ku Ancelotti e nisi pa Modric, zgjidhja u duk se erdhi në fundin e pjesës së parë. Në fakt, në të 39' Benzema u rrëzua në mënyrë naive nga Eray Comert. I saktë francezi në goditjen e tij nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë. Valencia nuk u dorëzua. Lino përfitoi nga një mbrojtje e përgjumur e merengues për të sulmuar një krosim të thellë të Toni Lato në shtyllën e dytë. Devijimi e dërgoi topin përtej një Thibaut Courtois të palëvizshëm. Giorgi Mamardashvili e mbajti rezultatin të palëvizur, duke ndaluar disa tentativa të Madrid në fund të kohës së rregullt. Gjithcka shkoi në shtesë falë tij, veçanërisht duke i mohuar një tetnativë të Vinicius Junior në minutën e 95. Pas shtesave pa zhvillime të reja, llotaria e penalltive ishte e nevojshme për të nxjerrë fituesin. Real Madrid nga pika e bardhë tregoii gjithë eksperiencën e tij, duke shënuar në të katër goditjet e tyre. Courtois gjithashtu shkëlqeu duke bllokuar dy goditje të valencianëve: Comert në penalltinë e dytë dhe Gaya në të fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI