Flash

I hoqi Interit dy pikë ndaj Monzës, Sacchi i shpëton pezullimit. Rocchi: "Do të jetë në pankinë"

Lapsi.al 11 January 2023
I hoqi Interit dy pikë ndaj Monzës, Sacchi i shpëton pezullimit.

Debatet e ashpra të gabimit të arbitrit Sacchi në Monza-Inter, me anullimin e golit të Acerbi, nuk ndalen. Në fakt, të gjithë prisnin pezullimin e arbitrit, që fishkëlleu para kohe një faull që nuk ishte. Nuk është i këtij mendimi dizenjatori i arbitrave në Serie A Gianluca Rocchi. "Në themel të çdo gjëje është se arbitrat dhe ndihmësit duhet të presin për t'i rënë bilbilit. Të frenosh instinktin është një gjë shumë komplekse: jo vetëm që duhet të frenojnë instinktin, por edhe të shtyjnë fishkëllimën - shpjegoi ai -. Flamuri është gjithmonë i riparueshëm, kur arbitri i bie bilbilit, protokolli na detyron që të mos kemi më asnjë mundësi për të ndërhyrë. Ajo që ndodhi ishte një aksident, ta vendosim në këtë kategori”.

Gabimi i Sacchi, i cili rrezikon pezullimin për një muaj, i kushtoi Interit dy pikë dhe zemëroi gjithë zikaltrit. Ata fillimisht ngritën zërin me trajnerin Inzaghi në fund të ndeshjes e pastaj me drejtorin Marotta. Sot Rocchi pranon publikisht seriozitetin e gabimit të arbitrit nga Macerata, që fishkëlleu para se topi të shkonte në rrjetë. Sacchi në fakt sinjalizoi një mbajtje të Gagliardini ndaj Pablo Marì, që në realitet nuk ndodhi. Por kjo i mbylli mundësinë e ndërhyrjes edhe VAR ku ishte Mazzoleni.

VERDIKTI I ROCCHI

Por dizenjatori nuk dëshiron të dëgjojë për pezullim: "Unë nuk merrem me diferencën mediatike - shtoi Rocchi, në lidhje me krahasimet e mundshme me atë që ndodhi vitin e kaluar në Milan-Spezia nga Serra -. Ne nuk pezullojmë askënd. Unë pezulloj dikë vetëm nëse thyen rregullat tona të brendshme. Ndoshta do të jetë më shumë në pankinë, por do të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë bëjnë gabime. Kjo do t'i shërbejë atij si përvojë. Aftësia qendron te rikuperimi, të kthehesh në fushë sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

Askush nuk do t'ia kthejë Interit dy pikët, por Sacchi do të qëndrojë, si të thuash, "në pankinë" për të paktën nja dy ndeshje. Pastaj do të fillojë përsëri nga B ose nga një nivel më i ulët në A (ku nuk është në fushë një skuadër e madhe).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI