Flash

Ankth në familjen Morata: lind fëmija e katërt, komplikohet shëndeti i Alice, në terapi intensive

Lapsi.al 10 January 2023
Ankth në familjen Morata: lind fëmija e katërt, komplikohet
Alice Campello, gruaja italiane e Alvaro Morata është shtruar në spital në Madrid në terapi intensive për komplikacione pas lindjes. Më 9 janar, Alice dhe Alvaro mirëpritën vajzën e tyre të katërt. Bella e vogël erdhi në jetë të hënën, pas binjakëve Alessandro dhe Leonardo të lindur në 2018 dhe Edoardos të lindur në 2020. Lajmin, për problemet e bashkëshortes së tij, e ka dhënë vetë lojtari i Atletico Madrid. Sulmuesi ka bërë në një postim të përbashkët me llogarinë e Alice në Instagram, të shkruar në spanjisht dhe italisht. “Dje lindi Bella dhe është ashtu siç e ëndërronim. Fatkeqësisht, pas lindjes, e cila shkoi shumë mirë, mamaja pati komplikacione që na trembën shumë. Alice është e fortë dhe po shërohet pak nga pak. Tani ajo ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të Clinica Universidad de Navarra. Për të po kujdesen mjekë të mrekullueshëm. Nuk do të ndalemi kurrë së falenderuari për dashurinë që na kanë dhënë në çdo kohë. Për profesionalizmin e tyre, që nuk na kanë bërë kurrë të ndihemi vetëm... mund vetëm t'i vlerësoj pa masë. Ju përqafojmë fort dhe ju falenderojmë për të gjitha mesazhet dhe për fjalët e bukura që na keni shkruar me shqetësim. Ne do t'ju mbajmë të informuar”. Bashkë me tekstin, Morata ka publikuar një foto të vogëlushes, vajzës së parë të çiftit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI