Flash

Ivana, motra e Icardi kujton dramën e përjetuar: “Në moshën 14 vjeçare donin të abuzonin me mua”

Lapsi.al 10 January 2023
Ivana, motra e Icardi kujton dramën e përjetuar: “Në

Ivana Icardi, motra e Mauros, u rrëfye në kanalin Mtmad, duke kujtuar një episod të tmerrshëm që lidhet me adoleshencën e saj: "Faleminderit Zotit që nuk abuzuan me mua, por bënë një përpjekje të qartë. Këta njerëz futnin drogë në pijet e vajzave të vogla. Ishte nga herët e para që kisha dalë jashtë dhe nuk i kushtova shumë vëmendje. Në atë moshë nuk i kushton shumë rëndësi asgjëje - vazhdoi Ivana -. Në atë festë më droguan. Miqtë e mi u desh të lajmëronin një ambulancë. Madje nuk kisha pirë mjaftueshëm sa të isha në atë gjendje. Nuk mund ta kuptoj se si disa njerëz i bëjnë këto gjëra me partneret që janë të dehura ose të droguar. Apo ndoshta kjo i bën ata të duan të kenë lidhje, të prekin ose puthin një person, që nuk atë moment nuk është plotësisht në aftësitë e tij”.

"Nuk mendoj se një person që dehet dhe madje vjell, ndjen diçka në atë moment. Në një koncert të Anuel, nuk arrija të shpjegoja gjendjen në të cilën isha. Nuk pata kurrë sigurinë sepse nuk shkova në spital, por jam e sigurtë që më ka droguar dikush. Kishte njerëz që përfituan nga situata. Kur pi shumë, të nesërmen zgjohesh me pasojat e saj, por unë nuk kisha. Ndihesha sikur nuk kisha qenë fare. Është e qartë se të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre. Fajëson edhe veten, por pastaj thua: 'pse nuk mund të argëtohem?' Të jesh kaq e kujdesshme në çdo gjë që bëj, më frustron shumë. Jetojmë në një shoqëri ku ka mungesë të madhe respekti", përfundoi influencuesja.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI