Flash

Tare paqe me Sarrin, festë e madhe familjare te Lazio: të dashurat e gratë, prezent për 123 vjetorin

Lapsi.al 10 January 2023
Tare paqe me Sarrin, festë e madhe familjare te Lazio: të dashurat e

Ndërsa mbrëmë Atalanta bëri goditjen në Bolonja, duke arritur dy romanet në vendin e pestë, Lazio u mblodh për të festuar 123-vjetorin e klubit bardhekaltër. Skenari ishte i njëjtë me darkën e Krishtlindjeve, te Cavalieri Waldorf Astoria në Romë dhe darka, me gratë dhe të dashurat e lojtarëve të pranishëm. Një mundësia e përsosur për të ribashkuar grupin dhe për të lënë pas barazimin e hidhur me Empolin. Një mundësi për të harruar edhe divergjencat si ato mes Drejtorit Sportiv Igli Tare dhe teknikut Maurizio Sarri. Të dy, edhe pse gjithnjë të ndarë në mes nga presidenti Lotito, kanë prerë tortën simbolike të përvjetorit.

Lexo më tej: Sarri thumbon Taren e provokon gazetarët: “Jam i shqetësuar për ju…”

Shumë e morën fjalën gjatë mbrëmjes, nga presidenti Lotito, Igli Tare te Maurizio Sarri e deri te kapiteni Immobile. Sulmuesi madje u dërgoi një mesazh tifozëve: "Kohët e fundit nuk kemi qenë 'vetëtima lufte', por ju premtojmë se do të kthehemi të jemi 'fishekzjarre' siç thotë presidenti. Vetëm mund ta lavdëroj skuadrën për ndeshjen kundër Empolit. Na mungoi rezultati por përkushtimi dhe dëshira për të fituar ishin. Do të përpiqemi edhe më shumë për të siguruar që herën tjetër të vijnë 3 pikët".

SARRI: “I ZHYTUR NË LACIALITET"

"Jam i zhytur në lacialitet. Nëse hyn brenda teje, qëndron me ty. Ky është një klub i veçantë. Nuk mund ta imagjinosh nga jashtë. Tani e kuptoj atë që tha Gregucci për Lazio, e kisha të vështirë ta kuptoja. Tani e kuptoj plotësisht. Ky është një grup që ka bujari, stërvitet mirë, të jep kënaqësi. Më vjen keq që kjo festë vjen pas një mbrëmje vuajtje (barazimi 2-2 ndaj Empolit, red). Por e shoh si stërvitet skuadra dhe jam i sigurt se do të na japin kënaqësi. Lotito rrallë merr pamjen e presidentit, shumë shpesh ndjehesh sikur po darkon me një shok. Kjo të bën të ndihesh mirë dhe kam motivime të forta. Unë kam nevojë për këtë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI