Flash

E quajtën e dashura e Mbappe, Rose Bertram shpërthen zemërimin: "Nuk ka asgjë të vërtetë"

Lapsi.al 9 January 2023
E quajtën e dashura e Mbappe, Rose Bertram shpërthen zemërimin:
Rose Bertram, ish e dashura e Gregory Van der Wiel, ka mohuar, me një postim të ashpër në Instagram, se është në një lidhje me Kylian Mbappé. “Normalisht që nuk u përgjigjem thashethemeve apo zërave. Por ka një kufi që nuk duhet kaluar kurrë. Gjatë javëve të fundit, gënjeshtrat kanë shkaktuar dëme të mëdha në familjen time. Më kanë goditur mua dhe të gjithë rreth meje”, ka thënë modelja në profilin e saj në Instagram. "2023 filloi për mua me urrejtje dhe bullizëm kibernetik - vazhdoi Bertram -. Asgjë që është thënë apo shkruar nuk është e vërtetë në asnjë mënyrë. E vërteta nuk mund të vijë nga një i huaj që nuk di asgjë për jetën time dhe fshihet pas një ekrani. Gjëja më e keqe është se në ditët e sotme njerëzit i besojnë cdo gjëje, pa pasur nevojë për prova. Në një botë ku klikimet dhe 'pëlqimet' janë e vetmja gjë që ka rëndësi, ndonjëherë harrojmë se jemi të gjithë njerëz. E se ngacmimi kibernetik mund të shkatërrojë jetë. Kjo është arsyeja pse unë jam e detyruar të flas. Sepse nëse të gjithë thonë atë që duan, ne do të fillojmë të mendojmë se është normale. Për fat të keq ka ende shumë njerëz sot që vuajnë sulme të pajustifikuara dhe kjo më trishton shumë", përfundoi modelja Bertram.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Rose Bertram (@rose_bertram)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI