Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Mourinho trajneri i ardhshëm i Brazilit, e zbulon Carlos Alberto: "Më kërkoi të jem asistenti i tij"

Lapsi.al 9 January 2023
Mourinho trajneri i ardhshëm i Brazilit, e zbulon Carlos Alberto:

José Mourinho duket se do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Pas Botërorit 2022 në Katar, Tite dha dorëheqjen dhe drejtuesit e federatës kërkojnë një emër të madh për të synuar Kupën e Botës së ardhshme. E sipas asaj që mësohet, i përzgjedhuri duhet të jetë Special One. Sipas Carlos Alberto, ish-mesfushori brazilian të cilin Mou e ka stërvitur te Porto, portugezi është një kandidat serioz për pankinën e Selecao: "Nuk duhet ta them, por do t'ju jap një informacion. Ndoshta Mourinho do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Nuk mund të them se nga vijnë këto informacione, por ai më kërkoi të jem ndihmësi i tij”.

38 vjeçari Carlos Alberto, duke folur në podcastin Mundo GV, shtoi: "Nëse një trajner i huaj zëvendëson Tite, ai do të jetë Mourinho ose Guardiola. Mou është një lider që nuk është aspak arrogant. Pavarësisht se njerëzit nga jashtë e shohin të tillë. (Kur ishim në Porto, red.) Ai i kushtonte shumë vëmendje nevojave të lojtarëve. Një herë në javë mblidhte gratë dhe nënat tona sepse donte të kuptonte se si ishte puna në familje, nëse kishte probleme në shtëpi. Ai shqetësohej për gjithçka”.

POZICIONI I MOURINHO

Mourinho ka një kontratë me Romën që skadon më 30 qershor 2024. Verdhekuqtë do të dëshironin të zgjasin marrëveshjen, por çdo diskutim i mëtejshëm nuk do të trajtohet para fundit të sezonit. Sidoqoftë, vullneti i trajnerit duket se është të vazhdojë të drejtojë një klub, të paktën deri në fund të afatit që ka me Romën.

Praktikisht e njëjta situatë, që e ndaloi të ulet në pankinën e Portugalisë. Edhe pse Federata luzitane e kishte identifikuar si njeriun e duhur për të vazhduar punën e Fernando Santos.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI