Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Video/ Sarri i tërbuar, Lazio humb dy gola avantazh 7 minutat e fundit ndaj Empoli: paqe mes Spezia e Lecce

Lapsi.al 8 January 2023
Video/ Sarri i tërbuar, Lazio humb dy gola avantazh 7 minutat e fundit ndaj

Lazio çon dëm një mundësi ideale për tiu afruar zonës Champions, në javën e 17 të Serie A. Skuadra e Sarrit në avantazh 2-0 lejoi në shtatë minutat e fundit, plus shtesën, të arrihet nga Empoli në Olimpico. Nuk ka fitues në dy ndeshjet e tjera të së dielës në Itali. Barazim pa gola mes Spezia e Lecce, ndërsa Salernitana ndali në 1-1 Torinon. Protagonist sërisht portieri meksikan Ochoa.

LAZIO 2-2 EMPOLI

Lazio hedh vetë në erë fitoren, pas disfatës së keqe në Leçe. Përfundoi 2-2 në Olimpico kundër Empolit. Skuadra e teknikut Sarri zhbllokoi menjëherë ndeshjen, falë një devijimi ajror të Felipe Anderson, në këndin e Luis Albertos. Në pjesën e dytë Zaccagni u kujdes për të dyfishuar rezultatin, në një asist të autorit të golit të parë. Kur ndeshja dukej se kishte përfunduar, vendasit u befasuan nga një kundërsulm i shpejtë i finalizuar me gol nga Caputo. Tronditja e vërtetë për bardhekaltrit do të vinte vetëm në shtesë, kur Marin shënoi golin e bujshëm të barazimit.

SPEZIA 0-0 LECCE

Sfida e shpëtimit mes Spezia dhe Lecce në javën e 17 të Serie A përfundoi 0-0. Një pikë për secilin dhe një hap i vogël larg zonës së rënies. Puljezët, me 19 pikë, marrin rezultatin e pestë të dobishëm radhazi. Skuadra e Gotti, në anën tjetër, me 15 pikë, rrëmben ndeshjen e katërt radhazi pa humbje. Miqtë ndalen nga shtylla, duke i goditur dy herë brenda sekondave. Ndërsa vendasit paguajnë për pasaktësinë e Gyasit dhe Nzolës, që morën vetëm një pikë.

SALERNITANA 1-1 TORINO

Salernitana dhe Torino nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit në përplasjen direkte. Në javën e 17 të Serie A, mes skuadrës së teknikut Nicola dhe asaj të Juric, përfundon 1-1. Një ndeshje me dy fytyra në Arechi, me miqtë që e nisën më mirë, por pastaj vendasit dominuan dukshëm. Në pjesën e parë, një super Ochoa priti gjithcka të mundshme. Portieri meksikan, megjithatë, duhet të dorëzohej pas një goditjeje me kokë nga afër të Sanabria (36'). Në pjesën e dytë reagoi Salernitana dhe Vilhena (49') barazoi rezultatin në kundërsulm. Në fund Ochoa sërish protagonist i madh i ndeshjes me dy super ndërhyrje.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI