Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Bastshkruesit të bindur: Lampard, tekniku i ardhshëm që do të shkarkohet në Premier League

Lapsi.al 8 January 2023
Bastshkruesit të bindur: Lampard, tekniku i ardhshëm që do

Aventura e Frank Lampard në pankinën e Evertonit duket se ka arritur pikën e fundit. Toffees e gjejnë veten në vendin e tretë nga fundi në Premier League dhe vijnë nga 6 humbje në 7 takimet e fundit mes kupës e kampionatit. Pozicioni i Frank Lampard është gjithnjë e më i vështirë dhe bastshkruesit janë të sigurtë se ish-mesfushori i Chelsea do të jetë trajneri i ardhshëm që do të shkarkohet në Angli. Ndërkohë, drejtuesit e Everton duket se synojnë të trondisin ambjentin. Toffies tashmë kanë identifikuar dy emra të mëdhenj për t'i sjellë në Goodison Park.

Edhe pankina e Frank Lampard, trajner i Evertonit që nga janari 2022, mund të rrëzohet. Toffees, që kanë shënuar vetëm 15 pikë në 18 javë në Premier League, janë në zonën e rënies. Pozicioni i ish-mesfushorit të Anglisë nuk ka qenë kurrë kaq i lëkundur. Kjo pas humbjes në Kupën e Anglisë kundër Manchester United. Kështu që ndeshja e sotme në shtëpi kundër Southampton, në fund të tabelës, do të jetë vendimtare. Nëse drejtuesit e klubit nga Liverpool vendosin për shkarkimin, ata kanë gati edhe emrat për ta zëvendësuar.

Emrat më të kuotuar për të zënë vendin e Lampard te Everton janë Wayne Rooney dhe Roberto Martinez. Në të dyja rastet do të ishte një rikthim. Wazza bëri debutimin e tij në Premier League me fanellën e Toffees, skuadër me të cilën doli në fushë 117 herë para se të transferohej te Manchester United. Po me Everton ai u rikthye për një sezon në 2017/2018. Ish-trajneri i Belgjikës, nga ana tjetër, ka qenë trajner i klubit blu të Liverpool nga viti 2013 deri në vitin 2016. Martinez arriti rezultate të mira sidomos në sezonin e parë, kur e mbylli kampionatin i pesti.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI