Flash

Gabimi flagrant në Monza-Inter, arbitri Sacchi si... Serra: për të bëhet gati një pezullim i gjatë

Lapsi.al 8 January 2023
Gabimi flagrant në Monza-Inter, arbitri Sacchi si... Serra: për

Nxitimi për të fishkëllyer i luajti një shaka të keqe arbitrit Juan Luca Sacchi. Bilbili nga Macerata i mohoi golin e 3-1 Acerbi dhe tërboi Interin, që më pas u barazua 2-2 nga Monza. Gjyqtari fishkëlleu para se topi të futej në rrjetë dhe në këtë mënyrë nxorri "pozicion jashtë loje" sistemin VAR. Sepse në atë moment, yeknologjia në ndihmë të arbitrit nuk mund të ndërhynte. Rishikimet më pas sqaruan se përplasja e Pablo Marì u shkaktua nga shoku i tij i skuadrës Izzo dhe jo nga një kontakt me Gagliardini. Vendim i gabuar që, me shumë gjasa, do t'i kushtojë arbitrit Sacchi një pezullim të gjatë.

Precedenti është ai i arbitrit Serra të Torinos, që më 17 janar 2022 në Milan-Spezia fishkëlleu shumë herët një faull ndaj Rebic. Në atë rast arbitri mohoi rregullin e avantazhit dhe rrjedhimisht golin e Messia për kuqezinjtë. Një rast që ngjalli shumë polemika me shumë justifikime nga Serra në fund të ndeshjes. Për të, dënim shembullor, shtatë muaj larg drejtimit në Serie A. Rikthimi në Kupën e Italisë dhe më pas në kompeticionin më të mirë italian më 31 gusht për Verona-Empoli. Kështu, për Sacchi, fati duket i vulosur.

Lexo më tej: Inzaghi i tërbuar: “Goli i 3-1 ishte i rregullt, gabimi i pakonceptueshëm me VAR”

Edhe në kampionatin e kaluar Sacchi u bë protagonist i një episodi të diskutueshëm.Në Juve-Bologna ai pati një reagim të paqartë ndaj Medel që u bë një “armë” mbrojtëse për kilianin, duke ulur skualifikimin nga dy në një.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI