Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Skandali i ndeshjeve të trukuara në Portugali merr përmasa: nën hetim Benfica e Rui Costa

Lapsi.al 8 January 2023
Skandali i ndeshjeve të trukuara në Portugali merr përmasa:

Trukimet e ndeshjeve kthehen të bëjnë zhurmë në futbollin europian, duke u stacionuar këtë herë në Portugali. Shtypi luzitan, në fakt, ka bërë të ditur se gjyqësori ka hapur një hetim për klubin sportiv të Benfica, ekipin e famshëm portugez të futbollit, e anëtarët e bordit drejtues të mandatit 2016/2020 ende në detyrë. Të dhënat e para të shtypit u konfirmuan nga vetë shoqëria sportive. Mes të hetuarve është edhe Manuel Rui Costa.

Ish-fantazisti, i cili luajti në Itali për vite me radhë, fillimisht te Fiorentina dhe më pas te Milani, aktualisht është presidenti i klubit. Rui Costa ka zëvendësuar Luís Filipe Vieira, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen në verën e vitit 2021. Çuditërisht edhe ai dha dorëheqjen si pasojë e përfshirjes si pjesë e një tjetër hetimi për mashtrim dhe mashtrim tatimor. Një situatë aspak e lehtë për luzitanët, që presin të njohin deri ku është shtrirë hetimi, për të kuptuar edhe pasojat e mundshme me të cilat mund të përballet.

Lexo më tej:Benfica, Schmidt akuzon Chelsea: “Mungesë respekti, nuk mund ta pranoj atë që janë duke bërë”

Hetimin aktual, ndërkohë, u zhvillua nga hetimi i prokurorëve për email-et e hakeruara. Në lidhje me këtë çështje Benfica akuzohet se ka përfituar nga rezultate të manipuluara në disa ndeshje. Komunikata e klubit deklaron “hapje totale për bashkëpunimin me autoritetet kompetente”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI