Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Aty ku u shpik futbolli, apo në Francë!? Përsëritet historia e Januzaj: Olise pretendohet nga 4 kombëtare

Lapsi.al 7 January 2023
Aty ku u shpik futbolli, apo në Francë!? Përsëritet historia

Të veshësh fanellën e kombëtares është ëndrra pak a shumë e të gjithë futbollistëve. Por të jesh në gjendje të zgjedhësh se cilën fanellë të veshësh, nga ajo e katër kombëtareve të ndryshme, nuk është një gjë e përditshme. Ky është rasti i Michael Olise, mesfushorit 21-vjeçar dhe yllit të ri të Crystal Palace. Në fakt, një lloj krahu i hekurt po zhvillohet mes një pokeri kombëtarësh të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta pasur në radhët e tyre.

Origjina e lojtarit të lindur në 2001, protagonist me fanellën e Crystal Palace të drejtuar nga Patrick Vieira, është multietnike. Aq sa ai mund të përzgjidhet për deri në katër ekipe të ndryshme kombëtare. Mesfushori në fakt ka lindur në Londër. Por në Angli ka lindur nga një familje franceze. E kjo familje franceze ka origjinë nigeriane dhe algjeriane. Sipas Daily Mail, trajnerët e kombëtareve të ndryshme tashmë kanë zbritur në fushë për të folur drejtpërdrejt me lojtarin. Idea është për ta bindur Olise të luajë për përzgjedhjen e tyre. Për momentin ai ka veshur fanellën e ekipeve të të rinjve U18 dhe U21 të Francës, por për të ardhmen asgjë nuk është e vulosur.

SFIDA FRANCË-ANGLI

Sipas të mirë informuarve, dyshimi i Olise është i kufizuar vetëm në dy kombëtare: Franca dhe Anglia. Franca është vendi i origjinës së familjes së tij. Fakti që mesfushori ka luajtur në skuadrat e të rinjve e bën Les Bleus favorit. Nga ana tjetër, fakti që Gareth Southgate është ekspozuar vetë për ta pasur me kombëtaren e Tre Luanëve, mund ta shtyjë lojtarin e Crystal Palace drejt një ndryshimi të bujshëm kursi. Pak shanse për dy kombëtaret afrikane. Olise tashmë ka refuzuar thirrjen e Nigerisë për Kupën e Kombeve Afrikane 2022.

Sigurisht që është një paradoks. Ka lojtarë që nuk do të kenë kurrë mundësi të shkojnë në kombëtare. E ka nga ata, si Olise apo Januzaj në të kaluarën, që kanë mundësinë të zgjedhin mes katër opsioneve të ndryshme…

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI