Flash

"Shembulli yt, në zemrat tona": lamtumirë Gianluca Vialli, funeral privat në Londër

Lapsi.al 7 January 2023
"Shembulli yt, në zemrat tona": lamtumirë Gianluca Vialli,

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të Pelé dhe Mihajlovic, një tjetër zi e rëndë ka goditur botën e futbollit dhe sportit. Në moshën 58-vjeçare, Gianluca Vialli ka humbur jetën në Londër. Ish-sulmuesi lombard i Cremonese, Sampdoria, Juventus dhe Chelsea, prej vitesh po luftonte me kancerin e pankreasit. Semdnudja u diagnostikua në vitin 2017, por u përkeqësua muajt e fundit. Vialli u detyrua të largohej nga stafi i kombëtares së Roberto Mancinit për shkak pikërisht të përkeqësimit të gjendjes së tij. Pas një periudhe pauze, sëmundja u rikthye fuqishëm në muajt e fundit të 2022. Për këtë arsye erdhi edhe vendimi për të lënë pozicionin e tij në Federatë. Vialli iu nënshtrua një cikli të ri trajtimesh mjekësore. Me Viallin, largohet një nga futbollistët më ikonë dhe më të suksesshëm në skenën italiane, i admiruar dhe i respektuar në mbarë botën.

Lajmin për ndarjen nga jeta të kampionit nga Kremona e ka dhënë vetë familja: "Me pikëllim të pamasë njoftojmë ndarjen nga jeta të Gianluca Vialli. I rrethuar nga familja e tij, ai ndërroi jetë pas pesë vitesh sëmundje të përballur me guxim dhe dinjitet. Falenderojmë të gjithë ata që e kanë përkrahur ndër vite me dashurinë e tyre. Kujtimi dhe shembulli i tij do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona”.

Lexo më tej: Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Gianluca Vialli

Funerali duhet të mbahet në ditët në vijim në Londër në formë private. Familja e tij në fakt e ka vlerësuar gjithmonë privatësinë. Megjithatë, një ceremoni publike në Kremona mbetet e mundur në muajt në vijim, ndoshta në fund të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI