Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

E bujshme, Al-Nassr nuk mund të teserojë Cristiano Ronaldo: motivin e jep një burim anonim

Lapsi.al 5 January 2023
E bujshme, Al-Nassr nuk mund të teserojë Cristiano Ronaldo: motivin e

Probleme njëri pas tjetrit për Cristiano Ronaldo, i sapo prezantuar nga Al-Nassr. Portugezi zgjidhi atë të bashkëjetesës me Georgina, që dukej se mund të hidhte në erë transferimin e tij. Mori paralajmërimin e Juninho, që e 'paralajmëroi' për trajnerin e tij të ri Rudi Garcia. Por problemi kryesor është një tjetër. Sipas rrjedhjeve të informacionit nga Arabia Saudite, portugezi nuk është regjistruar ende nga klubi i Riadit. Kjo është edhe arsyeja pse nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e kampionatit, nesër, kundër Al Ta-ee. Sikur të mos mjaftojë, edhe një pezullim për dy ndeshje, i vendosur nga FA angleze, qendron mbi CR7.

BURIMI ANONIM

Shpjegimi për regjistrimin që nuk është bërë ende, është dhënë nga një burim i Riadit, i cili kërkoi anonimitetin. Çështja është se klubi ka tejkaluar numrin e të huajve të lejuar për teserim. Në ligën saudite çdo skuadër mund të ketë deri në tetë, por me ardhjen e Ronaldos, Al Nassr i Rudi Garcias ka nëntë. Kështu, para se të jetë në gjendje të zbresë në fushë fituesi i shumëfishtë i Topit të Artë, klubi duhet të shesë një. Portieri kolumbian Ospina, brazilianët Luiz Gustavo dhe Talisca dhe sulmuesi i Kamerunit Vincent Aboubakar konsiderohen të pashitshëm. Kështu që zgjedhja e Al Nassr do të bjerë mbi katër të tjerët. I dyshuari kryesor, sipas një burimi të klubit, është mesfushori uzbek, Jalaluddin Masharipov, që rastësisht është edhe ai që deri më tani ka veshur fanellën me numër 7. Në këtë mënyrë, do të lirohet edhe vendi edhe fanella, që do të kalojë mbi supet e Ronaldos.

KUSH DO T'I HAPË VENDIN RONALDOS

“Ka negociata në vazhdim për shitjen e një prej të huajve tanë – tha burimi i Al-Nassr-. Por ato nuk janë ende në fazën përfundimtare”. Por kur më në fund të mund të nënshkruajë me Ronaldon, Al-Nassr do të ketë një problem tjetër për të zgjidhur. Ky është pikërisht pezullimi me dy ndeshje i vendosur ndaj lojtarit nga federata angleze e futbollit. Dënimi është dhënë për shuplakën në duart e tifozit autik të Everton, duke i thyer celularin. FA kishte specifikuar më pas, pas lamtumirës së Ronaldos me 'Djajtë e Kuq', se masa ishte e vlefshme globalisht. Për këtë arsye duhej të zbatohej edhe në kampionatin ku CR7 kishte shkuar të luante.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI