Flash

“E di se çfarë ke bërë!”, trajneri i SHBA-së Berhalter u shantazhua gjatë Botërorit, zbulon një episod të errët

Lapsi.al 5 January 2023
“E di se çfarë ke bërë!”, trajneri i
Telashe për trajnerin amerikan Gregg Berhalter. Trajneri i kombëtares amerikane, i cili arriti në 1/8 e Botërorit të Katarit, ku humbi ndaj Holandës, ka përfunduar në qendër të stuhisë. Berhalter bëri të ditur se ishte shantazhuar gjatë kampionatit botëror: "Një person kontaktoi federatën duke thënë se kishte informacione për mua që do të më shkatërronin". Prej aty, ka nisur hetimi i U.S. Soccer për të hedhur më shumë dritë mbi këtë çështje.

NGJARJA PËR TË CILËN U SHANTAZHUA

Pas hapjes së hetimit, Berhalter tregoi edhe episodin për të cilin u shantazhua, duke pranuar përgjegjësitë e tij: “Një mbrëmje, në vitin 1991, unë dhe Rosalind patëm një debat në një lokal, që degjeneroi. Në një moment nervozizmi e godita me shkelma në këmbë”. Tekniku raportoi se i kërkoi menjëherë falje të dashurës së tij të atëhershme, e cila më vonë u bë gruaja e tij. “Menjëherë i kërkova falje, por për një farë kohe nuk donte tia dinte më për mua. Nuk ka asnjë justifikim për atë që kam bërë është diçka e turpshme. Edhe sot pendohem”. Berhalter, që për më shumë se 7 muaj, qendroi larg nga Rosalind, tha se shkoi në terapi për të kërkuar ndihmë konkrete. Menjëherë pas kësaj, të dy u pajtuan falë ndërhyrjes së prindërve të Rosalind. “Ne kemi rivendosur marrëdhënien tonë dhe kemi ndërtuar një familje të lumtur. Unë dhe gruaja ime duam të themi të gjithë të vërtetën dhe të mos fshehim asgjë”.

REAGIMI I FEDERATËS AMERIKANE TË FUTBOLLIT

Nga ana e saj, federata rikonfirmoi qëndrimin e prerë në dënimin e dhunës, duke deklaruar se i merr shumë seriozisht këto akuza. "Ne e vlerësojmë vendimin e Gregg dhe Rosalind për të thënë të vërtetën. E, kur hetimi të përfundojë, ne do të publikojmë rezultatin". U.S. Soccer më pas raportoi se në ditët e ardhshme do të shprehet për të ardhmen e Berhalter në pankinën e kombëtares amerikane. Ai është trajneri i SHBA-së që nga 2 dhjetori 2018 e me të cilën fitoi Kupën e Artë 2021.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by U.S. Soccer (@ussoccer)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI