Flash

Video/ Milik në minutën e 91' i jep Juventus fitoren e shtatë radhazi, Cremonese i anullohen dy gola: ndalet 1-1 Fiorentina

Lapsi.al 4 January 2023
Video/ Milik në minutën e 91' i jep Juventus fitoren e

Juventus fiton me shumë fat në Kremona, duke marrë fitoren e shtatë radhazi në Serie A. Allegri duhet të falenderojë shtyllat, që ndalën dy herë vendasit dhe dy golat e anulluar të Cremonese. Vendosi goli në shtesë i Milik, i ndihmuar edhe nga gabimi i portierit. Barazim ndërkohë në ndeshjen në Franchi mes Fiorentinës dhe Monzës.

CREMONESE 0-1 JUVENTUS

Cremonese dorëzohet 0-1 ndaj Juventus në javën e 16 të Serie A. Bardhezinjtë e Allegri, vuajtën shumë kundër skuadrës kuqegri të Alvini, por morën fitoren e tyre të shtatë radhazi në kampionat. Megjithatë për ta bërë këtë u duhej të prisnin kohën shtesë. Një ndeshje e vështirë, me Cremonese që iu anulluan dy gola dhe goditi dy herë shtyllën me Dessers dhe Felix. Juventus nga ana e tij u përplas disa herë në pritjet e Carnesecchi, që gaboi vetëm në minutën e 91. Goditja e dënimit e Milik, e befasoi portierin, me topin që u përplas në shyllë para se të përfundonte në rrjetë.

Lexo më tej: Video/ Leao e Tonali shembin Salernitanën, Milan presion kreut: Sampdoria merr fitoren e dytë sezonale

“Luca Vialli shëno për ne”: ishte banderola prekëse e sektorit të Jugut kushtuar sulmuesit nga Kremona, që gjeti lavdinë te Juventus. Një dedikim i bukur për lojtarin që po lufton me sëmundjen, që hapi sfidën në Zini. Ndeshja megjithatë u vendos në kohën shtesë nga një goditje dënimi e Milik, me bashkëpunimin e Carnesecchi, jo i pakapshëm në këtë rast. Polaku firmosi fitoren për Juventusin, e shtata radhazi që e mban skuadrën e Allegri 2 pikë larg Milan në vendin e tretë.

FIORENTINA 1-1 MONZA

Përfundon 1-1, ndërkohë, në Franchi sfida mes Fiorentinës dhe Monzës për javën e 16 të Serie A. Golat e shënuar mbajnë firmën e brazilianëve, me avantazhin e vendasve të firmosur nga Cabral (19') dhe barazimin e Carlos Augusto (61'). Pikë e rëndësishme për Palladino që ekuilibroi ndeshjen dhe bëri një tjetër hap të vogël drejt shpëtimit. Italiano mund të jetë i pakënaqur nga rezultati, që e lë dhjetë pikë larg zonës së Europës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI