Flash

Video/ Pikë pas 10 humbjeve radhazi: Verona barazon në Torino, Atalanta shpëton në shtesë

Lapsi.al 4 January 2023
Video/ Pikë pas 10 humbjeve radhazi: Verona barazon në Torino,

Java e 16 e Serie A vazhdoi me dy sfida me tension të lartë. Atalanta barazoi në kohën shtesë, në një ndeshje të dominuar në pjesën e parë nga Spezia. Vendasit shkuan në 2-0 me Gyasi dhe Nzola dhe madje iu afruan edhe trisit. Bergmaskët, me Gjimshitin në pankinë, u kthyen në pjesën e dytë. Golat mbajnë firmën e zëvendësuesve Pasalic dhe Højlund, që fiksuan 2-2 final. Barazim përfundon edhe Torino-Verona: Miranchuk iu përgjigjet Djuric, për 1-1 final në Olimpico-Grande Torino.

TORINO 1-1 VERONA

Torino nuk pati sukses në rifillimin e kampionatit, falë një Verona të vendosur për t'i dhënë fund dhjetë humbjeve radhazi. Barazimi pasqyron ekuilibrin e konsiderueshëm në fushë. Megjithatë duhet thënë se Hellas iu afrua dyfishimit të epërsisë në dy raste. Me Depaolin kur rezultati ishte 1-0 dhe më pas në 1-1 me Lazovic. E në të dyja rastet bëhej fjalë për shënjestër të gabuar nga një pozicion i shkëlqyer. Edhe granatat kanë ndërtuar dy aksione goli pasi kanë kishin barazuar kundërshtarët e tyre. Një galopim i Linetty i shërbyer keq dhe vetëm në minutën e fundit të kohës shtesë një blitz i Lukic me kokë përfundoi jashtë. Keqardhja kryesore ndoshta ka të bëjë me zgjedhjen fillestare të Juric, që hodhi në fushë Vlasic si qendërsulmues të pastër për më shumë se një orë, pa marrë përfitimet e imagjinuara. Praktikisht Torino luajti me dhjetë, me kroatin krejtësisht jashtë ndeshjes.

SPEZIA 2-2 ATALANTA

Atalanta arrin një ndeshje që dukej e humbur dhe shmang humbjen e katërt radhazi. E megjithatë nuk mund të bëhet fjalë për kthesë. Ndaj Spezia përfundon 2-2. Pas golave të shënuar në pjesën e parë nga Gyasi (8’) dhe Nzola (31’), në pjesën e dytë skuadra e Gasperinit rikthehet me golat e “pankinarëve”. Fillimisht Hojlund në minutën e 77, pastaj Pasalic në minutën e 92. Protagonist edhe VAR, që anuloi golin e tretë vendasve me Ampadu, për pozicion jashtë loje në minutën e 62.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI