Flash

Plas te Tirana, bardheblutë refuzojnë të zbresin në fushë: dy muaj pa rroga lojtarët, katër trajneri

Lapsi.al 4 January 2023
Plas te Tirana, bardheblutë refuzojnë të zbresin në

2023 nuk nis mirë për Tiranën, që shtyn me të paktën 24 orë nisjen e përgatitjeve për rillimin e kampionatit. Bardheblutë duhet të dilnin në stërvitje në Skënder Halili, në datën 3 janar, por lojtarët refuzuan të fillonin përgatitjet. Situata financiare e klubit e ruajtur me fanatizëm deri në pauzën e kampionatit, ka shpërthyer tani me grevën e skuadrës. Burime brenda klubit Tirana bëjnë me dije se futbollistët kanë dy rroga të pa marra, ndërsa trajner Orges Shehi edhe më shumë: katër.

Pikërisht ky reagim i lojtarëve ka bërë që presidenti Refik Halili të thërrasë një mbledhje urgjente, në tentativë për të qartësuar situatën. Bardheblutë janë për momentin në vendin e dytë me 25 pikë, 4 pas të kuqve, por ky ngërç i fillimit të vitit mund të jetë penalizues. Rezultatet e fundit të kryeqytetasve nuk kanë qenë të mira, me humbje ndaj Teutës e më pas në derbin me Partizanin. Pikërisht këto e zbritën skuadrën e Shehit në vendin e dytë, katër pas të kuqve. E ndoshta e gjitha lidhet me situatën financiare të krijuar, që mund të shkaktojë jo pak dëme në objektivat e klubit.

Lexo më tej: Video/ Partizani “pushton” kryeqytetin: Skuka mposht Tiranën dhe i jep arratinë të kuqve në derbi

MERKATO E BLLOKUAR

Të gjitha të dhënat të cojnë te ngërci financiar lidhur me pagesën që Tirana duhet të bëjë për dy lojtarët Torassa e Kale. Sipas burimeve brenda klubit bëhet fjalë për mbi 100 mijë euro. Problemi megjithatë nuk mbetet vetëm aty, sepse edhe merkato e Tiranës është bllokuar dhe asnjë lojtar nuk mund të përforcojë skuadrën, pa u likuiduar pagesa. Në këtë pikë shpresa më e madhe e bardhbluve është të shesë ndonjë nga lojtarët e rëndësishëm, mundësisht jashtë kufijve. Vetëm se sipas asaj që mësohet asnjë kërkesë nuk ka mbërritur as për Xhixhën, më i kuotuari për të patur interesim e as për Ismajlgecin, një që sesionet e fundit ka qenë gjithnjë i përfolur për një transferim në klube të huaja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI